Rinas, i kërkuar për vrasje në Itali, tentoi të kalonte kufirin me dokumenta false, arrestohet 42 vjeçari

Rinas, i kërkuar për vrasje në Itali, tentoi të kalonte kufirin me dokumenta false, arrestohet 42 vjeçari

Foto ilustruese

Policia Kufitare në Rinas ka bërë të mundur arrestimin e një 42 vjeçari, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me Leje kalimi me të dhëna të falsifikuara.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e shtetasit Muhamed (Bledar) Leka, 42 vjeç, banues në Lushnje, i cili ishte i shpallur në kërkim për "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim" i dënuar me 12 vjet e 2 muaj burg.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin e datës 18.11.2003, ka bërë njohjen e vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Verona në Itali, e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga Nenet 76 - 25 të Kodit Penal.

Shtetasi Muhamed Leka, erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me Leje Kalimi me emër tjetër, por punonjësit e Policisë Kufitare , gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë shfaqur dyshime , dhe pas një intervistimi profesional të kryer nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, rezultoi se ishte person në kërkim për veprën penale "Vrasje e kryer në bashkëpunim".

Shtetasi i mësipërm, ju dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve