Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka qënë sot në Divjakë, ku ka parë nga afër mbarimin e punimeve të ushtrisë në ndërtimin e urës së Biçukasit, urë kjo e prishur pak ditë më parë për shkak të çarjes së argjinaturës së lumit Shkumbin.

Ajo ka qënë e shoqëruar nga forca të ushtrisë, deputeti Erion Braçe si dhe kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi.
Pasi pa nga afër punimet ministrja Kodheli ka falenderuar punën e ushtrisë, e cila për tre ditë arriti të përfundonte urën dhe të lidhte fshatin Biçukas me pjesën tjetër të bashkisë.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Kokoneshi pasi falenderoi ushtrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes për punën e bërë u shpreh se kjo urë ishte jetike për 2000 banorët e zonës si dhe për ekonominë e saj.

Vetë deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka vlerësuar punën e ushtrisë, duke u shprehur se edhe pse në buxhetin vjetor shpesh herë cilësohet si para e hedhur kot, kjo nuk ështrë e vërtetë pasi në raste si kjo ndërhyrja e ushtrisë ishte jetike.

Një kontribut i madh në realizimin e këtij investimi ishte dhe biznesi i zonës si dhe qytetarët.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com