‘Rindërtimi’, 14 shkolla në Durrës mësim me dy turne! Në Vlorë më pak nxënës në klasë të parë dhe gjimnaz

Mijëra nxënës në qytetin e Durrësit do të zhvillojnë mësim pasdite edhe këtë vit shkollor. Katër vite pas tërmetit ende vazhdon puna për rindërtimin e objekteve arsimore. Drejtoria Vendore e Arsimit bën të ditur për Report tv se 14 shkolla do të zhvillojnë mësimin me dy turne, mes tyre gjimnazet e njohura, Naim Frashëri dhe Gjergj Kastrioti.

“Aktualisht janë 7 shkolla në proces rindërtimi dhe 7 shkolla të tjera janë planifikuar për t’ju nënshtruar rikonstruksionit. Janë marrë të gjitha masat për sistemimin e nxënësve në shkolla pritëse. Vështirësia mbetet për ato institucione arsimore që do të vijojnë të zhvillojnë mësimin pasdite. Janë 14 institucione që do të vijojnë mësimin në turnin e dytë”, bëri të ditur drejtoria përmes një komunikimi elektronik.

Brenda tetorit të vitit 2023 pritet të përfundojnë punimet në shkollën 9 vjeçare “Eftali Koçi”, kopshti “Isuf Ferra” dhe palestrës e kësaj shkolle.

Në Vlorë vazhdon regjistrimi i nxënësve në klasat e para dhe në gjimnaze por shifrat tregojnë për një numër të më ulët krahasuar me një vit më parë.

Irena Toshkallari, Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore Vlore-Himare tha se “deri tani janë regjistruar për klasë të parë 1007 nxënës nga 1065 që ishin një vit me parë, por prindërit kanë dhe dy ditë afat për regjistrimet. Ndërsa në klasat e 10-ta janë 1057, direfenca 90 nxënës më pak se vjet”.

Në tre shkolla të qyetit të Vlorës mësimi do të zhvillohet me dy turne, konkretisht në shkollat: “Lef Sallata”, “Jani Munga” dhe “Rinlinda”. 

Asnjë shkollë nuk rrezikon të mbyllet edhe pse ka rënie të numrit të nxënësve sidomos në zonat periferike.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxx: 08/09/2023 16:56

    Ky eshte arsimi i Kushit .Skandal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh