2467 familje në Bashkinë e Tiranës, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019 do të përfitojnë tashmë pagesën e qirasë pa një afat kohor, deri në momentin e ndërtimit apo rikonstruksionit të plotë të banesave të tyre nga ana e qeverisë.
Ky vendim vjen pas ndryshimeve të miratuara nga qeveria në aktin normativ nr. 8, datë 07.12.2019.
Pas tërmetit, Bashkia e Tiranës trajtoi më bonus qiraje për një periudhë 1-vjeçare familjet, banesat e të cilëve janë shembur ose janë deklaruar të pabanueshme nga akt konstatimet e hartuara nga Instituti i Ndërtimit.
Duke qenë se në territorin administrativ të Bashkisë së Tiranës, u evidentuan dëme të shumta ndërtimore në të gjitha Njësitë Administrative në juridiksionin administrativ të saj, u hartuan disa plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Me dorëzimin e dokumentacionit dhe plotësimin e dosjeve, 2885 individë/familje kanë përfituar pagesën e qirasë për një periudhë 1 vit, sipas vlerës së tregut të lirë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit ka vijuar puna për rindërtimin e banesave, dhe një pjesë e këtyre familjeve janë futur tashmë në banesat e reja.
Bashkia e Tiranës i ka propozuar Këshillit Bashkiak, në cilësinë e organit vendimmarrës, zgjatjen e afatit të pagesës së qirasë sipas vlerës së tregut të lirë, për familjet/ individët, banesat e të cilëve si rezultat i tërmetit të datës 26 nëntor 2019 janë shembur ose janë deklaruar të pabanueshme nga akt konstatimet e hartuara nga instituti i ndërtimit.
Me miratimin e këtij vendimi ditën e sotme, Bashkia Tiranë do të vijojë të paguaj bonusin e qirasë për 2467 familje, deri në momentin kur banesat e tyre do të rindërtohen apo rikonstruktohen plotësisht.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
'Giro d’Italia' në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish! Enrico Della Casa: Tirana, në rrugën e duhur
25 Janar, 17:06
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë
16 Janar, 14:05