Rindërtimi i AKBMP, Rama: Nis epokë e re, Agjencia e barnave e integruar me atë të rrjetit europian! Sot ilaçet 30 % më lirë, 2-fishim të analizave krahasuar me 2014

Vendi nga sot ka një Agjenci Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me laboratorë të standardeve europiane të re, një proces që është rindërtuar nga fillimi.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Agjencisë së re të barnave u shpreh se për herë të parë vendi ka një kompani që është e integruar në rrjetin e agjencive europiane të barnave dhe do të luftohet dhe kërkohet që të akreditohen nga BE laboratorët e kësaj agjencie.

Rama tha sot vendi ka jo thjeshtë një godinë të re fizike, por bëhet fjalë për një investim ku nëse numri total i analizave që mund të kryente laboratori i trashëguar nga komunizmi ishte deri në 300 sot është të paktën 2-fishi dhe se cilësia e tyre është në përputhje me ato të BE.

"Vetëm në 1965 Shqipëria krijon kompaninë e kontrollit të barnave që është dhe pasardhësi i asaj që ne po inaugurojmë sot. Laboratori ishte në kontroll absolut dhe sistemi ishte i tillë dhe ajo që meriton të kujtohet është se u centralizua, u pengua rreptësisht ilaçi perëndimor. Agjencia e parë u formua në 1993, një riorganizimin i strukturës së shkuar, por si shumë riorganizime, u mbajt ADN-ja komuniste e mënyrës së të funksionarit të sistemit. Kemi zgjeruar fushën e aktiviteteve të agjencisë duke e ngjashmëruar atë me ato të agjencive europiane të medikamenteve. Në 2014 agjencia ishte e papërputhshme dhe një trup që nuk mund të integrohej në sistemin europian. Sot kemi arritur në pikën ku të akreditojmë laboratorët e rinj të agjencisë në BE. Sot ne kemi jo thjeshtë një godinë të re fizike, por bëhet fjalë për një investim ku nëse numri total i analizave që mund të kryente laboratori i trashëguar nga komunizmi ishte deri në 300 sot është të paktën 2-fishi dhe jo vetëm në numër por dhe cilësisht është fjala për analiza të përputhura me standarde europiane", tha Rama.

Rama u shpreh se kjo agjenci sot hynë në një epokë të re që për shkak të realitetit të trashëguar në vitet e mëparshme është bërë vetëm sot e  mundur ndërhyrja në këtë sistem që është në përputhje të plotë me rrjetin europian të barnave. Kryeministri tha se sot ilaçet janë 30 % më të ulëta, është rritur numri i barbave të rimbursueshëm dhe se është hequr me kohë taksa 10 % e barnave që paguhej nga xhepi i shqiptarëve. Rama përsërit në fund se tashmë po punohet që të rrite më tej lista e barnave të rimbursueshëm dhe se të rrite paga e të gjithë bluzave të bardha.

"Kjo agjenci sot hyn në një epokë të re dhe kam dy fjalë për ata që me të drejtë duan më shumë më shpjet dhe nganjëherë pyesin pse u deshën 7 vite? Janë të gjitha këto situata ku ndërhyrja reformuese është dashur të prek një realitet të trashëguar me dekada si realiteti i ujësjellësve apo një realitet të deformuar dhe të infektuar. Nuk është kusuri ynë humbja e 30 viteve kohë. Ajo që dua të përsëris është ne sot kemi ulur 30 % çmimin e barnave krahasuar nga deri dje ku pa kontroll nuk merrej vesh se çfarë pihej. Sot janë në total mbi 8 milionë euro të kursyera nga xhepi i familjarëve në vit. Nga ana tjetër flasim për 10 % e taksës, deri dje paguhej 10 % plus për çdo kokërr aspirine, sot është hequr prej kohës. Është rritur me 1/4 financimi për rimbursim të ilaçeve. Për herë të parë Shqipëria është përfshirë në farmakopenë europaine. Ne punojmë për zgjerimin e  listës së barnave të rimbursueshëm dhe rritjen e pagave të të gjithë bluzave të bardha", tha Rama

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llesh: 10/09/2020 12:07

    po mo.po.me triko leshi do ti kapin hajdutet qe jane hakdut

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/09/2020 14:58

    Hidh e prit o kryeminister,shesh me lule,kohe fushate dhe paturpsie,kohe maskaralleku ndaj nje populli te tere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas