Veliaj i jep lajmin e mirë vogëlushes Oksana: Shtëpi e re ndërtohet para Vitit të ri

Veliaj i jep lajmin e mirë vogëlushes Oksana: Shtëpi e re ndërtohet para Vitit të ri

Veliaj në shtëpinë e Rifat Agës në Vishnje

Pak ditë pas tërmetit të 21 shtatorit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi një nga shtëpitë më të dëmtuara prej lëkundjeve të forta, atë të familjes së Rifat Agës në Vishnje, ku i premtoi vajzës së tij të vogël, Oksanës, se Vitin e Ri do ta kalonin në shtëpinë e tyre të re.

Kryebashkiaku u rikthye sërish në Vishnje për të ndjekur punimet për shtëpinë e re dhe për t’i dhënë një tjetër lajm të mirë kësaj familje, se ajo do të jetë gati për festat e nëntorit. Veliaj falenderoi komunitetin e biznesit që iu bashkua thirrjes për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa theksoi se kryeqyteti tregoi edhe një herë se është solidar në çaste të vështira si kjo.

Jemi në shtëpinë e Rifatit, me një nga miqtë e mi më të mirë, Avenir Kikën, drejtor i Shoqatës së Ndërtuesve, e cila është kontribuesja kryesore në taksat dhe arkën e Bashkisë së Tiranës, që nuk i ka asnjë detyrim shtetit, që i paguan një më një kontributet, e megjithatë, Aveniri vendosi që të ndihmojë Rifatin. Jam jashtëzakonisht krenar për Tiranën dhe për mënyrën sesi në kohë rekord, solidariteti ka qenë maksimal. Datat 28-29 nëntor do t'ju  gjejnë në shtëpinë e re", është shprehur Veliaj.

Kryebashkiaku tha se puna ka ecur me të njëjtat ritme në të gjitha banesat e tjera që janë marrë përsipër nga kompanitë e ndërtimit, duke theksuar se bashkëpunimi me bizneset do të jetë nevojshëm edhe në fazën e mobilimit të shtëpive.

“Jam i sigurt se ka Rifatë të tjerë që kanë nevojë për ndihmë, dhe jam i bindur që ka edhe Avenirë të tjerë nëpër Tiranë, që na dëgjojnë dhe thonë, do e ndihmoj edhe unë një shok që i është prishur shtëpia. Jam këtu jo vetëm për ta falenderuar publikisht Avenirin që ka marrë përsipër shtëpinë e Rifatit, duke thyer çdo rekord për ndërtimin e një shtëpie, sikur të ishte garë olimpike, por dua të falenderoj çdo Avenir tjetër, çdo djalë ose vajzë, burrë ose grua, që ka një sipërmarrje, një biznes, që mund të ketë mundësi për ndihma; do na duhen elektroshtëpiake, për gjitha familjet e prekura”, shtoi Veliaj.

Ai shtoi se për familjet e tjera, që kanë pësuar dëmtime të pjesshme, do të dëmshpërblehen. Për shtëpitë që  nuk kanë nevojë për rindërtim total, do të dëmshpërblehen.

"Rifat Aga, i cili prej 30 vitesh punon në forcat e Policisë së Rendit, falenderoi Bashkinë e Tiranës për angazhimin dhe përkushtimin për t’i qëndruar pranë familjeve të prekura nga tërmeti, si dhe kompaninë e ndërtimit që po bën të mundur rindërtimin e shtëpisë. “Faleminderit shumë për ardhjen, për interesimin që bëni nga ana juaj. Falenderoj shumë firmën Kika, bashkë me gjithë punëtorët që kanë punuar jashtë mase. Të gjitha i ka sjellë, i falenderoj shumë. Faleminderit edhe nga ana juaj shumë. Ju jam shumë mirënjohës”, tha Rifat Aga.

Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Avenir Kika theksoi se çdo biznes i fushës së ndërtimit e ka detyrim të jetë solidar me qytetin e Tiranës, sidomos kur bëhet fjalë për raste fatkeqësish natyrore.

Ne iu përgjigjëm thirrjes së kryetarit për të ardhur me urgjencë në një nga shtëpitë më të dëmtuara nga tërmeti, që thuajse ishte rrafshuar. Bashkia është shtëpia jonë e përbashkët, por mbi të gjitha dua t’u them ndërtuesve, kolegëve të mi, unë si kryetar e dhashë shembullin i pari, sepse vetëm kështu do ta ndihmojmë bashkinë, po kështu do ndihmojmë edhe qytetarët e qytetit të Tiranës”, tha Kika.

Veliaj me familjarët e familjes Aga

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baden: 20/10/2019 06:23

    O demagog, o mashtrues, asgje nuk di te besh ti o sumq... qe vetem ben show

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël