Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë

Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë

Palestinezë mes rrënojave të shkaktuara nga sulmet izraelite

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Banka Botërore, kanë vlerësuar se duhet më shumë se 50 miliardë dollarë për të rindërtuar Gazën dhe Bregun Perëndimor pas konfliktit 15-mujor Izrael - Hamas.

Vlerësimi i përkohshëm i shpejtë i dëmeve dhe nevojave, thotë se nevojiten 53.2 miliardë dollarë për rikuperimin dhe rindërtimin gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Sipas raportit, 20 miliardë dollarët e parë do të nevojiten në tre vitet e para, ndërsa pjesa tjetër për vitet në vijim, shkruan Reuters.

Raporti i publikuar dhe nga Kombet e Bashkuara, vlerëson se me mbi 60 për qind të shtëpive të shkatërruara nga lufta, sektori i strehimit kërkon rreth 15.2 miliardë dollarë.

 Sektori i tregtisë dhe industrisë do të ketë nevojë për rreth 6.9 miliardë dollarë, ashtu si edhe sektori i shëndetësisë.

Rigjallërimi i industrisë bujqësore do të marrë rreth 4.2 miliardë dollarë, transporti do të kërkojë 2.9 miliardë dollarë, ujë dhe kanalizime rreth 2.7 miliardë dollarë dhe arsimi 2.6 miliardë dollarë.

Raporti gjithashtu vuri në dukje kostot veçanërisht të larta prej 1.9 miliardë dollarësh të parashikuara për sektorin mjedisor “si rezultat i mbeturinave masive të mbushura me municione të pashpërthyera dhe kostos së lartë që lidhet me heqjen e mbeturinave”.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Barometri mujor Gallup rreth Presidentit të SHBA-së

Eduard Zaloshnja: Barometri mujor Gallup rreth Presidentit të SHBA-së