Rindërtimi i lagjes së re në Laç, Rama: Larg qoftë tërmet tjetër! Fola me Erdoganin, i lumtur me punën në terren

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Laç. I shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Kurbinit,Rama ka dëgjuar detajet nga përfaqësuesit e kompanisë turke që i kanë garantuar se projekti për këtë zonë është që të përballojë një tërmet prej 9 ballësh të shkallës Rihter e përveç kësaj kërkon që kjo lagje të jetë më e fortë, më e mirë dhe më e bukur. Rama  ka zbuluar se para disa ditësh me Erdogan kanë folur edhe për këtë çështje, teksa është shprehur se Presidenti turk ka qenë shumë i kënaqur nga ecuria e punimeve.

Larg qoftë tërmet tjetër tani, por ne do e bëjmë më të fortë, më të bukur, më cilësore. Isha me Presidentin përpara, në Presidencën e tij në Marmaris. Ai interesohet herë pas here në fakt, edhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht’, tha Rama.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 25/09/2020 07:26

    Mirmengjes U zgjidh edhe problemi i shtepive, edhe projekti i shkolles ishte gati, edhe ministri i ndertimit i kishte zgjidhur ”sajtet“, edhe mendjendrituri po tregonte se kishte qene ne Marmaris, si ne kohen para viteve ’90, si ata fshataret qe kur shkonin per here te pare ne qytet dhe ktheheshin ne mbremje dhe mblidhej fshati per degjuar cfare kishte pare ai ne qytet. Cfare mund te presesh nga nje i diplomuar mesues vizatimi dhe nje i diplomuar per anglisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar