Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë një ‘detyrë’ të re. Mësohet se ai është emëruar si raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.
Vendimi është marrë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilët kanë votuar unanimisht pro Bashës.
Më herët, kryedemokrati paraqiti një projekt rezolutë në Këshillin e Europës që bën thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës.
Projekt-rezoluta e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha
Përgjegjësia për krimet dhe demet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të.
Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguaj për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse. Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit.
Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet:
Krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë; Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar;
Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit.
miqte europian duket qe kan akoma partneritet me rusin qe zgjedhin kte kaçak. Sic duket po e vekan ne prove mos mer nai lek prap
PërgjigjuAmerikanet e bene te tyren dhe shperblyen dopiorolin Basha.
PërgjigjuLuli ka raport familjar me rublat, prandaj eshte zgjedhje e studjuar.
PërgjigjuEuropjanve nje njeri qe eshte i dobet ne matematike u duhet...
PërgjigjuKjo shenon fundin e opozites ,erdhi koha qe te krijohet e reja !
PërgjigjuVINI RE: 1.Inatçorët kundër Lulit(7×7=42) të rrin shtrëmbër e të FLASIN DREJTË..! 2.Këshili Europës njeh për kryetar të PD LuliBashën përfundimisht përveç gjykatave tona që e lan Sb pa PARTI,LOGO E VULË..! KE nuk është KOMUNA E LAZARATIT,APO LAÇIT.. 3.Me këtë rast DEPUTETËT E MILITANTËT E SALIUT TI KTHEJNË PRAPANICËN SALIUT e të shkojnë me Lulin,Ndryshe do han BAR.. sa të vdes SaliMortja.
PërgjigjuO Ethem...ore thuaj fshatin...që ta dijme....lëre o derman krahinen...hahaha
Ja paska fut vetes kshilli europes
PërgjigjuJa pra dardha e ka bishtin prapa..Bravo Edit rama qe tallet me popullin. Ja dha lulit se i ban opozite te forte, ky qe vetem hajn dhe rrencak gjithe karrieren e tij. Harron Shqiptarja me Permend qe qeveria e ka mbeshtet ne kete vend sic bani me Majlinda bregun Nejse kete vend prape berisha meta dhe rama e bajne lemsh
PërgjigjuIk merr top ti nuk do tabelën e shumëzimit do raportosh për vlerat e aseteve ruse ti. Do gajasen europianë e rusët me ty
PërgjigjuTani lufta ne Ukrahin mbaroj Rusia u dorzua Putini iku sapo mori vesh se lul bash brava dite bejn kinfiskimet Rusis ne Ukrahin Kjo ishte fitore e madhe e Per Ukrahinen Nje lider i fuqishem me intelekt te madh nje politikan i permasave botrore i vetem ne bote qe cdo humbje i thot fitore Pra ky eshte koka e shkences e politikes por dhe matematikant gjigand me shumzimet e tij 7 /7–42 Tani lufta mori fund Eshte lajmi mej mire qe kemi degjuar Duke par rezuktatet e larta te tij ne polutiken Shqiptare Sij dhe per meritat e tij sidomos ne fitoret e nhepasnheshme ne krye te pd luli dote shkatrrojn Rusin me rublat eMuzinit prandaj luli paskapas vesh bluzen e presidentit Ukrahinas Bravo Europa e vjeter gjetje e duhur ne kohen e duhur Ate qe nuk bete as ju as Amerika tani fota bejn Lulush brav kullur pompur basha
Europjaneve nje njeri i dobet ne matematike u duhet......