Rindërtimi/ Kryebashkiakja Sako për Report Tv: Në dhjetor nis shpërndarja e shtëpive në Spitallë

“Spitali është larg nuk na leverdis të shkojmë atje…!” “Të na japë përgjigje, a do rindërtohet pallati jonë….?”

Me kërkesën që pallati i shembur nga tërmeti të ndërtohet në të njëjtin vend, banorët e lagjes numër 5 në Durrës kanë protestuar disa herë para bashkisë. Ata janë kundër zhvendosjes në Spitallë, ku po ndërtohet kompleksi i ri me 85 pallate.

Për herë të parë u ka kthyer përgjigje përmes Report TV, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.

“Bashkia e Durrësit i ka bërë të gjitha hapat. Bashkia i ka bërë të gjitha studimet për t’i rindërtuar pallatet që të ndërtoheshin aty ku janë. Por ka një vendimmarrje të qeverisë shqiptare, pra të Komunitetit të Shtetit për Rindërtimin për të dhënë se cilat pallate do të transferohen. Pjesa tjetër janë në zbatim. Aktualisht familjet e para që do strehohen janë tashmë të vlerësuara. Sepse ka një vendim të këshillit Bashkiak. Ndërsa familjet e tjera, që ju i përmendët referuar protestave të tyre ende nuk kemi një VKM zyrtare. Në momentin, që kjo do zyrtarizohet ne do të bëjmë miratimet përkatëse në Këshillin Bashkiak për familjet përfituese”, shprehet Sako.

996 apartamente po ndërtohen në Spitallë dhe familjet e para do strehohen në Dhjetor të këtij viti.

“Parashikojmë që fundi i dhjetorit ose muaji Janarit do jetë dorëzimi i 15 godinave të para, që do të përkthehen në 156 familje të strehohen në këtë zonë. Parashikojmë që ky projekt pritet të përfundojë brenda vitit 2023”, vijon Sako.

Në një hapësirë prej 22.000 metrash katrorë do të ketë njësi shërbimi, parqe dhe linjë transporti.

“Kjo lagje do të lidhet me infrastrukturë edhe me lagje të tjera të qytetit. Nuk do të jetë një bllok i izoluar. Ne po të shkojmë atje kemi rrugën ‘Miqësia’ e cila është drejt përfundimit”, vijon Sako.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'