Rindërtimi në Durrës/ Rama inspekton punimet: 2084 familje hyjnë në shtëpi të reja, vijnë përfaqësuesit i EBA. Porti do të jetë nga më të bukurit e Mesdheut

Kryeministri Rama në Durrës ka inspektuar sot nga afër një kantier ndërtimi në Durrë, ku ka nisur puna për rindërtimin e pallateve të shembura, prej të cilëve 12 do të ndërtohen të reja në pikat ku u shembën të vjetrat dhe të tjerat në lagjen e re të Spitallës, me financimin e qeverisë mike të Emirateve të Bashkuara.

Kryeministri u shpreh se në të gjithë bashkinë Durrës janë plot 2084 familje që do të hyjnë në apartamente të reja, duke bërë me dije se në Durrës ka ardhur përfaqësuesi më i lartë i kompanisë nga Emiratet e Bashkuara që ka marrë përsipër ndërtimin e 2 mijë apartamenteve.

"Baza do të jetë në gjithë lagjen e re që do të ndërtohet në Spitallë, njëkohësisht edhe këto godinat e tjera të pikëzuara, sicc i quajmë ne, individuale, pallate që do të ndërtohen aty ku faktikisht janë shembur, do të jenë pjesë e gjithë projektit që bashkë me kompaninë e famshme të Emirateve, një nga grupet më të mëdhenj të botës do ta çojmë para”, tha Rama.

Kryeministri tha se me këtë punë intensive do të mundësohet një tranformim i thellë i gjithë qytetit.

 “Ka qenë një periudhë shumë intensive pune, nisur nga pastrimi i shesheve deri kur vjen puna te ndërtimi, por në këtë rast kemi pasur edhe problemin e hartimit të gjithë rrugës së marrëveshjeve me qeverinë e Emirateve që e firmosëm para pak ditësh kur ishim atje. Ata menjëherë kanë çuar njerëzit, ka ardhur vetë drejtuesi më i lartë i kompanisë për të vijuar punën, ndërkohë jemi shumë të lumtur sepse njëkohësisht është konfirmuar shprehja e vullnetit për të filluar transformimin kolosal të portit të Durrësit, që do të thotë transformim kolosal i Durrësit, që do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm sepse do të  transformohet në një port turistik, ndërkohë që do të ndërtohet dhe porti i ri”, dekalroi Kryeministri duke shprehur bindjen se në Durrës do të ndërtohet një nga portet më të bukura turistike të Mesdheut në Durrës.

“Pa diskutim që të gjitha ato që vijnë mbrapa nga pikëpamja ekonomie janë me impakt jo vetëm për Durrësin por për gjithë Shqipërinë si investim që shkon në mbi 2 miliard vetëm atje, pa llogaritur investimin e portit të ri dhe punësimet e të gjitha me radhë”, përfundoi Rama.

Rama ishte sot edhe në një inspektim në shkollën 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi“ që u rrënua 26 nëntorin e shkuar, e sipas Kryeministri po rilind për 450 nxënës dhe mësuesit e tyre, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Rindërtimi, Rama në Durrës krah pronarit të Burj Khalifa: Dua t'u them shqiptarëve se ky është njeriu që vuri flamurin tonë në ndërtesën më të lartë në botë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spitallë të Durrësit së bashku me Muhammed El Alabbar, drejtuesin e kompanisë së famshme EMAAR Group, për rindërtimin e apartamenteve të reja të dëmtuara nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ndërsa kanë folur për projektin për të cilin do të nisë puna për disa javë, Rama ka dashur t'u tregojë të gjithë shqiptarëve, se Muhammed El Alabbar është ai që ka përshëndetur të gjithë shqiptarët në ditën e pavarësisë duke vendosur flamurin në ndërtesën e tij Burj Khalifae cila është më e larta në botë dhe u vesh kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.

"Ky zotëri është drejtori i fondit shqiptar të zhvillimit. Do të bëjë të mundur që insrastruktura të bëhet në mënyrë të përsosur. është një kombinim sepse këtu kemi ë kombinim zonën e re me të gjithë këtë zonë kaq të bukur me parqe dhe shërbime për fëmijët për të moshuarit dhe të rinjtë dhe më tej do të bëjmë një traformim të madh të një dige të tmerrshme, ku digjeshn plehrat në ajër. Në këtë kodër është pjesë e projektit që do të jetë një park ekologjik. Do të kemi zonën ekologjike dhe portin e ri që do të ndërtphet për të larguar portin e vjetër. Do të jetë një destinacion krejt ndryshe. Jam shumë krenar dhe i lumtur që gjendeni këtu. Ndërtim i së ardhmes së bashku.

Jam i lumtur ti them gjithkujt që je njeriu që ka përshëndetur të gjithë shqiptarët në ditën e pavarësisë duke vendosur flamurin në ndërtesën tuaj, ky ishte kaq nder për mua. E shpërthyet facebookun tim. Ky ndezi flamurin shqiptar me himnin shqiptar në godinën më të lartë të dubait që e ka ndërtuar vetë dhe e ka administruar vetë", tha Rama.

Kurse Mohammed ka thënë se "është nder për të të vijë e të marrë pjesë në ëndrrën e të gjithë shqiptarëve". Këtu e ka fjalën për rindërtimin.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cadra: 13/12/2020 01:36

    Deri tani nuk kemi pare asgje vetem germalla nga preshjet e pallateve VOTIMET po afrohen

    Përgjigju
  • Goo go: 13/12/2020 00:21

    God bless you!go ahead!

    Përgjigju
  • Beni: 12/12/2020 18:47

    ISHALLAH...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës