Rindërtimi, në qershor 2022 nis strehimi në lagjen '5 Maji'! Ahmetaj: Prioritet, familjet në nevojë

Ka përfunduar 70% e punimeve në kuadër të procesit të rindërtimit në lagjen e re ‘5 Maji’.

“Kemi përfunduar proceset e brendshme, ka mbaruar muratura e jashtme, jemi gati tek 70% i punimeve dhe po ecim me ritmet e duhura”, thotë inxhinieri.

Brenda qershorit të vitit të ardhshëm në këto pallate të rindërtuara, do të nisë të akomodohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Besoj që në maj qershor të vitit tjetër bashkia do të filloj me prioritetin e familjeve në nevojë me një mënyrë ndoshta me short për ti alokuar pallatet 1+1, 2+1 apo 3+1, për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pohoi se puna ka ecur me ritme të shpejta dhe apartamentet janë mjaft cilësore.

“Unë i ndjek kantieret në tiranë, dhe më vjen mirë që në një kantier publik është punuar më mirë, shpejtësi e cilësi sesa në një kantier privat. Kjo është dita me natën nuk mendoja kurrë që shteti do të punonte kaq shpejt dhe me këtë cilësi”, tha Veliaj.

Ashtu si edhe në shumë sektorë të tjerë edhe kantieret e ndërtimit po përballen me mungesë punonjësish.  Lagjja e re ‘5 Maji’ do të kthehet në një qendër të re policentrite të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban dhe ekonomik e social, dhe në  11 pallatet e reja do të akomodohen rreth 11 mijë banorë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 28/07/2021 17:54

    Sa foto e bukur. Gjjthë hajdutët bashkë dhe bëjnë sikur janë të interesuat për mirëqënien e shqiptarëve. Aq të fokusuar duken te projekti, sa të dridhet mishi nga emocioni. Tamam aktorë për Holliwood…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion