Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet që po vijojnë në kantierin e Thumanës për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ahmetaj u shpreh se ky proces është ndarë në 4 projekte madhore, ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore, pallatet, banesat individuale dhe shkollën.
Ai tha se po ndërtohen 155 njësi individuale, 14 pallate ku 13 prej të cilave financohen nga buxheti i shtetit dhe 1 tjetër nga një donator i huaj.
"Këtu jemi në kantierin e Thumanës, Bashkia e Krujës e ndarë në 4 programe. Programi i infrastrukturës nëntokës, njësive individuale ku janë 155 njësi individuale që po ndërtohen, kemi programin e shkollës, kemi dhe pallatet ku anë 14 pallate, 278 apartamente, 13 ndërtohen nga buxheti i shtetit dhe vetëm 1 nga donatorët. Kemi një ndërtesë që do jetë për administratën e Bashkisë. 32.600 familje që përfitojnë nga plani i rindërtimit" - tha Ahmetaj.
Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se kjo do të bëhet një njësi e cila do të japë një shembull se si duhet zhvilluar më tutje. Ai tha se opozita nuk ka asnjë plan për rindërtimin.
"Këtu toka ishte e paqëndrueshme, ku godinat ishin një tmerr. Jeta ishte tejet e komplikuar, këtu bëhet një zonë që ka vlera të mëdha për të ardhmen e njësisë Thumanë pasi krijon një prioritet të ri dhe jep një shembull se si duhet zhvilluar më tutje. Ata (opozita) s'kanë asnjë plan për rindërtimin" - tha Rama.
Akoma me Arben Ahmetajn mbeta mor Ramadan .Ai eshte i pa afte komplet . Mos te ka bo magji qe e mban
Përgjigju