Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj në kantierin tek '5 Maji' në Tiranë: Për 14 muaj do kthehet në një qendër të dytë moderne për kryeqytetin

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet në kantierin e lagjes së re '5 Maji' në Tiranë. Sipas tij, kjo lagje për 14 muaj do jetë një nga qendrat urbane, ekonomike më moderne në Shqipëri dhe një qendër e dytë e kryeqitetit.

Ahmetaj thotë se do të ketë 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ku ndër to do jetë dhe godina e tatim-doganave.

Gjithashtu në këtë zonë do të ketë dhe 3 objekte arsimorem një shkollë profesionale dhe një qendër për Teknologjinë dhe Informacionin.

"Nuk do ketë asnjë shenjë të tërmetit të 26 nëntorit në këtë lagje. Këtu jemi tek 5 maji sëbashku me operatorin. Siç e tha inxhinieri këtu për 1 muaj është bërë një punë kolosale. Për 14 muaj këtu do jetë një qendër e re e Tiranës. Do jetë një qendër e dytë për kryeqytetin. Kemi filluar me programin e pallateve këtu tek 5 maji. Edhe në Kombinat kemi filluar. Rindërtimi është një shenjë shumë e madhe" - tha Ahmetaj

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër