Rindërtimi pas tërmetit, Bashkia Durrës miraton listën e emrave që përfitojnë grantin e radhës

Rindërtimi pas tërmetit, Bashkia Durrës miraton listën e emrave që përfitojnë grantin e radhës

Këtë të enjte (4 shkurt) u zhvillua përmes platformës online, mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak Durrës ku u miratuan 4 vendime.

Mes tyre ishte dhe lista e 9 subjekteve përfituese të programit të grantit për rikonstruksionin si dhe lista e fituesve.

Subjektet dhe individët, që gjejnë emrin në listat e mëposhtme, do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Vendimet e miratuara gjatë mbledhjes në Këshillin Bashkiak Durrës:

1. Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative Sukth dhe Katundi i Ri, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proҫesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

2. Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së nëntë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

3. Për sistemimin e familjes së zj.Anila Banush Ymeri në apartamentin me sipërfaqe 50,21 m² , me strukturë (1+1), me nr. pasurie 2/130-1-10, zona kadastrale 8513, lagja nr.5, rruga “Teodor Rupi” nr.21, Durrës, pronë e dhuruar Entit Kombëtar të Banesave sipas marrëveshjes nënshkruar midis Entit Kombëtar të Banesave dhe “Balfin” shpk, nr. 148 prot., datë 22.01.2020.

4. Për miratimin e listës së subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën