Rindërtimi pas tërmetit, Xhaçka: Nisim shumë shpejt, prioritet familjet me fëmijë të vegjël (VIDEO)

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Edit Durham” iu bashkuan ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë vizitës në fshatin Bubq dhe Mazhë e Madhe, një prej zonave më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Nxënësit kishin përgatitur dhurata për 120 fëmijë të zonës, të cilat shfaqën dëshirën për t’i shpërndarë bashkë me mësuesit e tyre, gjatë vizitës së ministres Xhaçka pranë familjeve të strehuara në çadra në këtë zonë rurale.

Ministrja Xhaçka informoi banorët se, qeveria dhe grupet e ekspertëve po punojnë në garë me kohën për të përfunduar sa më parë verifikimi i dëmeve.  “Shumë shpejt do të nisë edhe faza më e rëndësishme, ajo e rindërtimit, në qarqet Durrës, Tiranë e Lezhë. Do bëjmë çmos që, prioritet të kenë familjet me fëmijë të vegjël e që nuk mund të jetojnë në këto kushte. Kuptoj të gjitha vështirësitë dhe ne po punojmë në garë me kohën që rindërtimi i shtëpive të nisë sa më shpejt”, tha ministrja Xhaçka gjatë bashkëbisedimit me banorët e Bubqit dhe Mazhës së Madhe.

Sipas ministrisë nga të dhënat paraprake, të cilat përditësohen çdo ditë gjatë verifikimit të ekspertëve shqiptarë dhe të huaj në terren, deri më sot në qarqet e prekura janë inspektuar rreth 15 mijë objekte, nga të cilat 2300 banesa të dëmtuara rëndë, ndërsa 292 pallate deri më tani janë të pabanueshme përkohësisht.

"Pas mbylljes së fazës së dytë, verifikimit të dëmeve, do të nisë puna për rindërtimin masiv të banesave të dëmtuara me angazhimin edhe të firmave të ndërtimit për riparimin e pallateve që ato kanë ndërtuar si dhe ndërtimin e lagjeve të reja dhe banesave ekologjike (në zonat rurale) në Tiranë, Durrës, Thumanë, Kurbin dhe Laç për të strehuar banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan plotësisht nga tërmeti" mbyllet njoftimi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 22/12/2019 13:00

    Keq me vjen ,por keta po e bejn si ajo nusja qe per inat te sime vjerre do flej me mullixhin. Por me e keqja politikanet tan legena dhe te pa pergjegjshem i hedhin benzin zjarrit,a thua se u dogjen per shqipetaret. I kemi par se si kan vepruar ne vitet e luftes duke thyer embargon e ShBA dhe BE duke furnizuar me naft sllobodanin. Tani bejn sikur i duan shum. Por nje gje eshte e sigurt se Jo gjithmon rrihet ne meri me kumshiun.dhe gjerat zgjidhen me dialog.po nuk u ule ne tavolin ska zgjidhje.

    Përgjigju
  • Durresak me shtepi te PLACKITUR nga hajdutet: 22/12/2019 12:49

    Cfare po Ben qeveria per TERMETIN E DYTE TE PLACKITJES SE SHTEPIJAVE NE DURRES LAGJA 17 POLICIJA ESHTE INEKZISTENTE HAJDUTET KANE KALUAR NE PLANIN C HEQJEN E PLLAKAVE SE PLANI A VJEDHJET E ORENDIVET SHTEPIAKE LAVATRICE TELEVIZORE FRIGORIFERE KONDICIONERE KA PERFUNDUAR GJITHASHTU KA PERFUNDUAR DHE PLANI B I HAJDUTERISE QE JANE MOBILJET SANITARET DYERT PENXHERET ROBAT E TRUPIT DURRESI ESHTE AKOMA NE SITUATE EMERGJENTE NUK KA PATRULLA POLICIJE MINISTRI LLESHI NUK DUHET TE NDERSEJE POLICET VETEM PER PROBLEME POLITIKE DETYRA E POLICISE ESHTE MBROJTJA E QYTETAREVE NGA KEQBERSIT UNE QE PO SHKRUAJ JAM VIKTIME TE NJE SHTEPIJE TE PLACKITUR DHE TE SHKATERUAR NGA HAJDUTET DHE JO NGA TERMETI TURP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës