Rindërtimi përfundon i plotë në shtator 2022! Opozita akuza qeverisë se vodhi fondet e tërmetit! TË GJITHA debatet në Kuvend

 

Rindërtimi i plotë pritet të përfundojë në shtator të vitit 2022, nëse pandemia nuk ka një valë tjetër. Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i thirrur në interpelancë nga deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, hodhi poshtë akuzat për vonesa në proces dhe foli me shifra për projektet e përfunduara.

"Sot janë 15 mijë familje që trajtohen me bonus qiraje, janë dhënë rreth 5 mld lekë për bonusin e qirave.  Përfituesit nga programi i rindërtimit janë rreth 49 mijë. Alokuar nga buxheti i shtetit 2020-2021 55.5 miliardë lekë, 28 mld lekë në vitin 2020 dhe 25.5 miliardë janë në vitin 2021.  Grante rindërtimi dhe rikonstruksioni janë 15 miliardë lekë, grante rikonstruksioni janë alokuar 12.2 miliardë lekë, dhe kanë përfituar 37797 qytetar, disbursuar 9.3 miliardë lekë. grantet e rindërtimit që është program tjetër janë 2.9 milairdë lekë 1342 përfitues, disbursuar 1.6 miliardë lekë.  Nga FSHZH janë 1442 banesa individuale në proces 663 të përfunduara 779 deri në fund të vitit. Bashkia e Tiranës ka 712 në total 390 të përfunduara 11 në fillim të nëntorit dhe 311 deri në fund të nëntorit.  Banesat Kolektive FSHZH ka 34 kontrata në 181 pallate, ka filluar ndërtimin e 113 pallateve ndërsa në bashkinë e Tiranës kemi 30 banesa kolektive dhe ecuria e punimeve është në 50%.  Janë 167 objekte arsimore dhe kanë përfunduar 60 prej tyre, 36 i ka përfunduar FSHZH, 15UNDP dhe 9 nga Bashkia e Tiranës. 91 janë me financim nga buxheti i shtetit dhe 69 nga donatorët dhe 7 janë në proces financimi.  Infrastruktura publike janë 25 kantiere të hapura, 14 i ka FSHZH, 11 i ka Bashkia e Tiranës, dhe 8 të tjera do fillojnë në Kombinat.  Do të dorëzohen brenda 26 nëntorit 700 apartamente. Bashkitë do miratojnë rregulloren e hedhjes së shortit publik. Hedhja e shortit në Krujë, nga data 10-12, në Durrës me datë 15, në Lezhë me datë 15', tha Ahmetaj.

Në kundërpërgjigje të këtyre shifrave, deputeti Xhaferraj thotë se qeveria nuk mbajti premtimin.

"Brenda qershorit të 2021 thotë kryeministri kemi mbaruar punë me tërmetin. Mes angazhimeve tona për të adresuar pasojat e tërmetit dhe afateve të vendosura ndodhi pandemia”, Rama.

Tonet u ashpërsuan kur kryedemokrati Basha akuzoi qeverinë se po ndërton shkolla e banesa me kosto më të lartë sesa BE, si dhe po vjedh paratë e rindërtimit.

“Hajdutët e fatkeqësisë kanë bërë gati planin që aty ku u rrafshuan pallatet të ndërtojnë projektin e radhës për të pastruar paratë”, Basha.

“Atë fjalën hajdut që të ka mbirë në maj të gjuhës, gëlltite brenda në drejtim të ezofagut dhe kur nxjerr gjuhën këtu dhe flet për hajdutëri”, Rama.

“BE fondi limit 15 euro numri i shkollave 22, fondi për një shkollë 681 mijë euro. FSHZH 34 milionë 223 mijë euro 45 shkolla mesatarja 760 mijë për shkollë. Bashkia Tiranë 10 milionë 721 mijë euro, për 8 shkolla 1 milionë 340 mijë euro. Bashkia tjetër 30 milionë euro, 14 shkolla 2173 mijë euro”, Basha.

“Kostoja e ndërtimit është me metër katror kur vjen fjala për shkolla, për apartamente dhe njësi banimi, nuk është me sasi Lulzim. Kostoja e ndërtimit për metër katror të shkollave të investuara nga buxheti i shtetit është 47 mijë lekë, kostoja e BE është deri në 60 mijë lekë”, Rama.

Gjatë fjalës së tij  kryeministri Edi Rama nuk kurseu as ironinë ndaj opozitës, për punët e kryera nga ata.

“Kontrasti është i njëjtë si kontrasti mes të sotmes dhe mesjetës. Kur vjen puna tek standardet dhe kushtet, natyrisht që nuk matemi me ju sepse nuk matet cilësia e diellit me errësirën. I gjithë programi ynë është më pak se gjysma e rrugës Durrës-Kukës, që akoma sot vazhdon ndërtohet”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë