Rindërtimi/ Sako për Report Tv: 904 shtëpi në Durrës do të ndërtohen nga e para! 9300 kanë marrë grantet e rikonstruksionit dhe 4800 bonusin e qirasë

DURRËS- Rindërtimi ka qenë kryefjalë e ditës së sotme dhe në kuadër të kësaj, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako në një lidhje për Report Tv detaje mbi këtë proces.

Ajo ka sqaruar ka nisur procesi i rindërtimit të banesave individuale, ku 904 do të ndërtohen nga e para. Ndërkohë, 9300 familje kanë marrë grantet e rikonstruksionit ndërsa 4800 bonuse e qirasë.

"Kemi filluar rindërtimin e banesave individuale, janë miratuar 904 banesa për rindërtimit, kontratat kanë filluar për 2 lote, i pari 537 në Manëz dhe Ishëm që kanë pasur dëmin më të madh dhe ka filluar shembja në Sukth, pra shumë shpejt kemi filluar edhe themelet në dy pallatet e para në Durrës. Procesi ka qenë shumë dinamik dhe shumë i gjerë.

9300 familje kanë marrë grantet e rikonstruksionit. Procesi i rindërtimit nuk është i thjeshtë që ka të bëjë vetëm me dokumente, dhe kjo do të ketë kohën e nevojshme, 5-7 muaj për shtëpitë dhe pastaj për pallatet. Janë dhënë 4800 bonusin e qirasë familje", tha Sako për Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse