Rikualifikimi urban te ‘5 maji’, Rushaj: Qeveria po prish shtëpitë për hakmarrje politike, nesër i bëj kërkesë KLSH! Banori: Mos u gënjeni, reagoni po ju ardhur litari në fyt

Nënkryetari i PD Alfred Rushaj u takua me banorë tek “5 Maji”, shtëpitë e të cilëve kanë nisur të shemben pasi preken nga projketi i rikualifikimit urban.  Por për PD këto shembje janë pa asnjë garanci dhe në shkelje të ligjit. Rushaj tha se do i drejtohet KLSH që të gjejë shkelje në procesin e rindërtimit në këtë zonë dhe t’i denoncojë ato në organet e drejtësisë.

“Shumë gjëra falen, por prishja e shtëpisë, nxjerrja në rrugë të madhe me fëmijët, është shumë e rëndë. Pas familjes, shtëpia është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Do t’i bëj kërkesë menjëherë kryetarit të KLSH që shkeljet e gjetura t’ia verë sa më shpejt në dispozicion organeve të drejtësisë”, tha Rushaj. 

Rushaj tha se qeveria po kryen shkelje ligjore dhe po lë familjet jashtë në rrugë. Ai thotë se kjo bëhet për qëllime politike pasi kjo zonë ka mbështetur PD.

“Shoh që ka dhe hakmarrje brenda, pasi kjo zonë ka votuar PD dhe gjejnë rast t’u bien banorëve. Disa mendua se do të zgjidhnin punë me votimet, por ju paralajmërova që po ju mashtrojnë, së kështu kanë bërë kudo. Një projekt i madh do të thotë se Interesat janë të mëdha”, tha ai.

Ndër një banor i zonës “5 Majit” thanë se qytetarët nuk duhet të gënjehen nga kjo qeveri.

“Erion Veliaj dhe Edi Rama po fshihen. I zoti i shtëpisë që i fshihet familjes, ai është kot. Edi Rama është edhe kryeministër, kryeprokuror, kryegjykatës, kryepolic dhe sot jemi në rrugë të madhe. Jemi, sepse kemi pritur sa na ka ardhur litari neve në fyt”- thanë një nga banorët. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/10/2021 02:30

    Geto?! Ajo prapa bashkfolesve duket si gazerme!Rushaj ka frike se mos humb votat,prandaj po nxiton t'u qendroje ne krah.Z.Rushaj ne cilin vend qe eshte ne kapitalizem, gjen nje qeveri qe ne fillim te le te ndertosh pa leje,t'a legalizon,te merr persiper te te paguaje qirane dhe te te prishe shtepine e demtuar nga natyra,te te heqe inertet dhe te t'a rindertoje dhe te t'a jape per falas?

    Përgjigju
  • Teri: 27/10/2021 16:59

    Rushaj mos i genje aty ishte geto ata do te marin bonusin eqirase dhe do tu behen banesat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane