Punimet në shkollën 9-vjeçare "Pezë e vogël", po ecin me ritme të shpejta për të pritur në shtator fëmijët e ciklit 9-vjeçar dhe parashkollor. Shkolla e re, pjesë e projektit të rindërtimit, do të ketë kapacitet prej 250 nxënësish. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa inspektoi ecurinë e punimeve deri më tani, nënvizoi se po punohet në çdo cep të Tiranës dhe me të njëjtën cilësi si në qendër ashtu edhe periferi. Ai tha se "histeria është më e madhe për një shkollë në qendër të qytetit, siç është 'Sami Frashëri', sepse politika e ka më kollaj të gjuajë me gurë gjënë që sheh në anën tjetër të rrugës".
"Të gjitha këto shkolla nuk i kanë shpëtuar politizimit, histerisë, lajmit të rremë, duarve në fyt, gishtave në vesh. Kush donte ta përdorte politikisht për të thënë që shkolla do prishej edhe këtu do ndërtoheshin pallate, kulla, në Pezë të Vogël, seriozisht?! Por i pashpresi, i mbyturi të mbyt thonë dhe nuk dinë çfarë thonë nga budallallëku. Ja ku jemi sot, patjetër që po ndërtohet, por po ndërtohet shkolla e re, shumë herë më e mirë se ajo që ishte edhe ndoshta dhe një monument që puna e mund dhunën, e vërteta e mund gënjeshtrën, edhe e mira e mund të keqen", theksoi Veliaj.
Veliaj tha se në të gjithë territorin e Tiranës do të hapen 40 shkolla të reja. Kryebashkiaku tha se shkolla "Pezë e Vogël" do të shërbejë edhe si një qendër komunitare për t'u përdorur 24 orë nga fëmijët dhe banorët e zonës.
"Vetëm në Njësinë Administrative Pezë, ne kemi 4 shkolla të reja, Pezë e Vogël, Pezë e Madhe, Pezë-Helmës, dhe Pojanë. Nuk ka më nevojë që për një arsim më cilësor dhe për kushte më dinjitoze të merret fugoni dhe autobusi çdo mëngjes nga “Peza” për të shkuar në “Kombinat” apo për të shkuar te “21-shi”. Tashmë i njëjti arsim cilësor, me shkolla me standarde spektakolare do ta kemi këtu në Pezë edhe të katërt këto vende", nënvizoi ai.
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19