Rindërtimi, Veliaj: Këtë verë shpërndajmë banesat e reja për familjet e Kombinatit

Këtë verë do të shpërndahen banesat e reja në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh Drejtues Politik i PS për Qarkun, gjatë takimit me strukturat e kësaj force në Njësinë 6.

Veliaj deklaroi se banesat do të ishin gati shumë më herët nëse puna nuk do të ishte bllokuar nga opozita për tre vite.

“A ju kujtohen betejat që kemi pasur për lagjen e re? Ju kujtohet Monika me Ilirin? Gjyq, gjyq, gjyq! Sot po mbarojnë pallatet. Mund t’i kishim mbaruar para tre vitesh, por na u desh betejë në rrugë, betejë në kuti të votimit, betejë në gjykatë, që të zhbllokoheshin masat e bllokimit për lagjet e reja të tërmetit. Fati i madh është që kemi mbaruar shumicën e pallateve dhe kjo do të jetë një verë e bekuar për Kombinatin, ku do të japim shtëpitë e reja për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti. Edhe për ata që nuk na votojnë, edhe për ata që iu bashkuan Monikës edhe Ilirit, Saliut edhe Argitës, edhe për ata që iu bashkuan djegies së gomave, për të kuptuar se vetëm socialistët dinë të bëjnë lagje të reja, dinë të mbajnë premtimin, dinë të japin shtëpitë, dhe dinë të prodhojnë një realitet shumë herë më të fortë pas tërmetit”, tha Veliaj.

Ai siguroi se PS-ja nuk do të dorëzohet në betejën e saj për të punuar dhe për të çuar përpara Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

“Shumica e njerëzve që më përqafonin teksa po vija këtu, po më thoshin “Lali mos u dorëzo”! Nuk do të dorëzohem! Po të jetë PS e fortë, nuk ka asgjë që na pengon. Nuk u dorëzova as te “Betim Muço”, një shkollë model, kur donin ta bënin pallat dhe kishin dhënë leje për pallat. Nuk dorëzohem as te “Musine Kokalari”, që do ta hapim në shtator. Nuk dorëzohem as te “Myslym Keta”, as te një kantier i vogël fare. Më thoshin atëherë te këndi i lodrave: “O Lali, dorëzohu tani se punë e madhe, doli Presidenti i Republikës, dolën deputetët me pistoleta, lëre këtë betejë”. Nëse ne lëmë një betejë, fitojnë ata të talebanit. Nuk do të lëmë asnjë betejë, për sa kohë ajo betejë është për njerëzit, është për këtë komunitet, është për lagjet, është për Kombinatin, është për Tiranën dhe është për Shqipërinë. Nuk do falim asnjë votë për ta çuar Kombinatin përpara, Tiranën përpara dhe Shqipërinë përpara”, u shpreh Veliaj.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 15/06/2024 18:35

    leji per veren tjeter se jane zgjedhjet dhe ua blen votat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë