Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” u rikonstruktua nw kuadwr tw programit “EU4Schools”, mbështetur nga Bashkimi Europian. Ndërhyrjet gjithëpërfshirëse në godinën 4-katëshe kanë përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe aksesin për nxënësit me aftësi ndryshe.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, Drejtuesin e Seksionit Politik pranë Delegacionit të BE-së në Tiranë, Andre Rizzo, Monica Merino, përfaqësuese e PNUD në Shqipëri morën pjesë në ceremoninë e përurimit të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë.
"Ky projekt ka qenë kompleks dhe i vështirë për t'u realizuar, por rezultati është një shkollë me laboratorë, hapësira për artin dhe zejet, si dhe një palestër të re, të gjitha të ndërtuara me standardet më të larta," tha Manastirliu.
Zyra e shypit e ministrisw informon se tani Shkolla “Emin Duraku” ofron kushte bashkëkohore për 1300 nxënës dhe 59 mësues, me një infrastrukturë të pasur që përfshin 50 klasa, laboratorë shkencorë, IT dhe arti, një bibliotekë moderne dhe terrene sportive. Gjithashtu, shkolla është e pajisur me një dhomë infermierie, një ambient stomatologjie dhe një dhomë për psikologun, duke siguruar kujdesin e plotë për shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve.
Ministrja shpjegoi se ky është vetëm fillimi, pasi programi i qeverisë ka në fokus të saj përmirësimin e infrastrukturës arsimore.
“Ne jemi të fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe synojmë që këtë vit të finalizohen rreth 100 objekte arsimore dhe terrene sportive, dhe hapim kantiere për 40 shkolla të reja, të cilat mbështeten nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, me fondet e qeverisë shqiptare. Qëllimi është që të gjitha shkollat të funksionojnë vetëm në oraret e paradites, duke shërbyer pasdite për programe jashtëshkollore. Ndërkohë jemi duke vlerësuar një program specifik për shkolla verore duke filluar nga viti 2025," tha Ministrja Manastirliu.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, theksoi rëndësinë e këtij projekti për qytetin dhe njoftoi nisjen e një investimit tjetër me 10 shkolla të reja në zonat periferike të Tiranës.
"Me Ogertën fillojmë një paketë tjetër me 10 shkolla të reja, kryesisht në zonën e Astirit, Liqenit të Thatë, Shkozës, për të zgjidhur çështjen e arsimit në Tiranë," tha Veliaj.
Do te me marre malli per te vjetren se ka qene shkolla ime,por e reja eshte 100 here me e mire.Do te sugjeroja pak bimesi e pak mure me ngjyra perbrenda per te thyer monotonine e merzitshme te se bardhes.
Përgjigju