Kura e rinisë për të moshuarit vjen nga instituti i i studimeve gjenetike në universitetin e “Montpellier”, ku doktor Jean-Marc Lemaitre dhe ekipi i tij kanë vërtetuar se plakja qelizore nuk është një fenomen i pakthyeshëm: Shkencëtarët kanë arritur të riprogramojnë in-vitro disa qeliza me moshë të madhe, duke i ridhënë kapacitetin të ndahen dhe riprodhohen.
Qelizat ishin dhuruar nga persona të moshës 74, 92, 94, 96 dhe 101 vjec, qeliza zakonisht të degraduara dhe pranë fundit.
Aplikikmet e para mjekësore të teknikës do të vinë, ndoshta, pas 10 apo 15 vitesh, por studimi i publikuar në revistën shkencore “Genes & Development” shton ëndrrat tona për një rini të përherëshme.
Ekipi ndërhyri në qelizat e rritura duke shtuar 4 gjene. “Pas shumë tentativash arritëm të fusim edhe dy gjene, gjë që rezultoi një kokteil fitues,” thotë Lemaitre. Brenda 15 ditësh qelizat e moshuara filluan të ndaheshin përsëri dhe më pas të ndryshonin fomrë. Qelizat e reja ngjajnë me ato origjinalet, por pa asnjë gjurmë pleqërie.
Teknika mund të gjej vend në një të ardhme në kurimin e sëmundjeve neurologjike si Alcaimeri apo Parkinsoni, por edhe të diabetit dhe problemet kardiologjike të moshave të mëdha. Deri tani nuk është provuar ende të injektohen qelizat e modifikuar në trupin e një pacienti dhe kalimi nga teoria te praktika është goxha larg.

LAJMET MË TË VLERËSUARA