Rinia, Rama: Qeveria dynd
universitetet, s'ka vende pune
Në tryezën e nisur pak minuta më parë marrin pjesë grupet e interesit dhe përfaqësues të disa shoqatave rinore. Kreu i PS deklaroi se në 1milion të papunë në Shqipëri, shumica janë të rinj. Rama: "Politika e shqyrjes së dyerve të universiteteve është një minë më sahat që shpërthen në duart e të rinjve sapo dalin nga universiteti dhe nuk kanë vende pune". (Në foto: Kryesocialisti gjatë fjalës në tryezën për rininë)
TIRANË – Në vijim të prezantimit të programit “Për një rilindja shqiptare”, Partia Socialiste ka nisur diskutimin për politikat rinore. Në fjalën e tij kryetari i PS, Edi Rama tha se universitete janë kthyer në streha vorfnore akademike.
“Janë mbushur më të rinj që qeveria i drejton masivisht duke i shtyrë në dyert e universiteteve për të mos u përballuar më papunësinë rinore. Politika e qeverisë e shqyrjes së dyerve të universiteteve dhe shtyrjes së të rinjve brenda në universitete, është një minë më sahat që shpërthen në duart e të rinjve sapo dalin nga universiteti dhe nuk kanë vende pune”, tha Rama.
Sipas tij, financimet në sistemin publik mungojnë, kushtet normale në jetën akademike mungojnë dhe universiteti publik është katandisur në një zgafellë përditë e më të errët ku luhet farsa e rritjes së numrit dhe rënia e cilësisë.
“Zgjedhjet në universitete: mbajtje me pahir e një status quo e cila po rrënon universitetin publik. Universitetet private rriten mbi bazën e parasë dhe klientelizmit.
Reforma për financimin e universiteteve, favorizon paturpësisht universitetin privat. Mësuesit janë të keqtrajtuar sepse kanë humbur autoritetin edhe ambicien për të kërkuar më shumë nga shkolla”, deklaroi kryesocialisti.
Për liderin e opozitës ka ardhur koha e një politikë e re për rininë e cila duhet t’i ketë rrënjët te shkolla. “Qeveri – mësues – prindër duhet të bëhen bashkë”, tha ai.
RINIA NË PROGRAMIN QEVERISËS TË PSNë tryezën për politikat rinore Rama ka kërkuar sa më shumë kontakte me të rinjtë për t’i bërë ata pjesë të programit qeverisës të PS në vitin 2013.
“Sa më shumë njerëz të përfshijnë aq më e sigurtë do jetë e ardhmja në qeverinë e së ardhmes. Kur flasim për rininë dhe kapitalin njerëzor në grupmoshën që përfshin fjalën rini, sfida dhe plaga më e madhe është se është vrarë puna dhe dëshira e besimin për punën. Qeveria ka vrarë shpresën se përmes punës mund të bësh përpara në këtë shoqëri. Qeveria jep shembuj të pasurimit nëpërmjet garbitjes dhe shkeljes mbi punën e të tjerave”, tha Rama.
Në mbyllje të fjalës së tij kryesocialisti tha se Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomiko – social.
“Primare është të mos humbasim rininë në rrugën e corodisë në realitetin e familjeve shqiptare”, përfundoi kryetari i PS.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.7%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale
26 Nëntor, 10:14
-
Detaje të reja nga 'Masakra e Dobraçit', arrestohet personi që kishte vjedhur 'Range Rover-in'! U mbajt e fshehtë nga policia për zbardhjen e vrasjes, nuk pranon të japë deklarime
26 Nëntor, 10:07
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor, 10:02
-
Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres
26 Nëntor, 09:50
-
'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur
26 Nëntor, 09:43
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18