Rinis aksioni për mbjelljen e pemëve, 100 pemë të reja përgjatë Lumit të Tiranës

Rinis aksioni për mbjelljen e pemëve, 100 pemë të reja përgjatë Lumit të Tiranës

100 pemët e para për 100-vjetorin e Tiranës Kryeqytet u mbollën sot në Lumin e Tiranës, i cili është edhe një nga projektet e mëdha që do të transformojë zonën e Bregut të Lumit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit të mbjelljes së pemëve dhe siguroi se përgjatë Lumit të Tiranës do të mbillen 30 mijë pemë.

“Projekti që kemi më shumë përzemër është projekti i Tiranës me Pyllin Orbital. Shumica e qytetarëve ia kanë parë dukun punës dhe përpjekjes tonë në mandatin e parë për mbjelljen e pemëve në Tiranën Jugore, pra në zonën e Liqenit, përgjatë Unazës së Re, nga Fabrika e Miellit e deri te rrethrrotullimi i Farkës. Pjesa e Liqenit e çliruar nga zaptimi është gjëlberuar, por tani ka ardhur koha të shohim të njëjtën punë dhe cilësi në këtë mandat të dytë në Tiranën Veriore”, tha Veliaj. 

Ai shtoi se nga projekti i Lumit të Tiranës përfitojnë katër njësi administrative, të cilat do të kenë më shumë gjelbërim. “Projekti për rehabilitimin e Lumit të Tiranës u bë jo vetëm për të mbrojtur nga përmbytjet njësitë 4, 8, 9 dhe 11 - ka 3 vjet që nuk e dëgjojmë më fjalën përmbytje te Bregu i Lumit - por, ka ardhur koha të investojmë me gjelbërim. Do të mbjellim 30 mijë pemë përgjatë gjithë Bregut të Lumit. Do të jetë praktikisht një lloj parku linear, siç është buza e Liqenit të Tiranës përgjatë autostradës”, u shpreh kryebashkiaku. 

Veliaj tha se Tirana nuk ka më kohë për të humbur dhe ky është momenti i duhur për të ecur përpara. Ai shtoi se disa parti politike të rëna vakti nuk mund ta mbajnë peng Tiranën me kauza false. “Sot prishëm ndërtimet e fundit pa leje te “Shqiponja” dhe besoj u provua për të gjithë se ajo ishte një kauzë false e disa partive të rëna nga vakti, të cilat nuk mund ta mbajnë më peng Tiranën. Tirana mbush 100 vjeç këtë vit dhe nuk mund të vazhdojmë pas 100 vitesh me të njëjtat biseda që kishte mbreti Zog me arkitektët për të ndërtuar një rrugë apo një Bulevard. Pas 100 vjetësh, të gjitha forcat politike duhet të thonë: Jepi gaz, të ecim sa më shpejt, jo të bllokojmë dhe të mbajmë peng. Humbëm një vit shumë të çmuar te zona e Astirit, por tani që ai mit ra bashkë me ndërtesën e fundit pa leje, kur janë akomoduar dhe shpronësuar të gjithë, besoj se është një moment shumë i mirë për të thënë se Tirana do ecë përpara”, shtoi ai. 

Kryebashkiaku shprehu bindjen se këtë mandat do të bëhet edhe mbyllja ceremoniale e Bulevardit të Ri të Tiranës, me një shesh të madh fundor - një projekt fantastik që do të lërë gjurmë. “Jam shumë krenar për këtë sepse kemi një projekt fantastik; jemi në fazën e financimit dhe më pas do të fillojmë me fazën e zbatimit. Ajo që lipset është të fillojmë me 100 pemët e para të rritura. Duhet të vazhdojmë përditë në këtë segment, deri në mars-prill kur është periudha e mbjelljeve”. Ndaj, ai u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive të ndryshme që t’i bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës për shtimin e gjelbërimit, duke mbjellë pemë të reja për çdo ditëlindje a përvjetor.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bela: 18/01/2020 01:51

    O LALI ERI BEN SHUME MIRE QE MBJELL PEME,,. POR KAM VENE RE QE I MBJELL PEMET ,,RRAPET SHUME AFER NJERI -TJETRIT ,,RRAPET DUHET TE JENE 10 M LARG NJERI TJETRIT MINIMUMI,SEPSE RRAPI RRITET SHUME NE DIANETER DHE KA KURORE TE MADHE,,DHE RRENJET ARRIJNE TE DEMTOJNE DHE TROTUARIN,,,,TEK RESTORANT DURRESI NE TE KRAHET E UNAZES RRAPET JANE SHUME AFER NJERI-TJETRIT,,PEMA DO HAPSIREN E VET TE NEVOJSHME......

    Përgjigju
  • Lali demagogu: 09/01/2020 22:12

    ..tani do ndertoje 100 pallate..,Lali Eri..,nga 1 per cdo peme...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës