Rinis dëbimi i emigrantëvë nga
“ Xhungla” në Calais të Francës 

Rinis dëbimi i emigrantëvë nga<br />“ Xhungla” në Calais të Francës 
Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë pritet të kthehen për të çmontuar strehat në kampin e emigrantëve.

 I njohur ndryshe si Xhungla, kampi në qytetin-port të Calais (Kalè) në Francë shërben si vendstrehim për emigrantët shumica e të cilëve nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika.

Autoritetet franceze deklarojnë se, emigrantët duhet të transferohen në konteinerë në një zonë tjetër të qytetit por shumë prej tyre mendojnë që kjo është një taktikë e përdorur nga qeveria për t’i larguar ata përgjithmonë.
Për këtë arsye emigrantët kanë goditur me gurë  njësitë që po hiqnin çadrat e strehimit të cilët i janë përgjigjur me gaz lotsjellës.
Duke përfituar nga errësira e natës, ata u përpoqën t’u vinin zjarrin kamionëve, në rrugën që të çon drejt portit.

 Sipas autoritetet franceze, rreth 1.000 emigrantë do të preken nga plani i evakuimit, ndërsa agjencitë humanitare deklarojnë se, numri i personave që jetojnë në kamp është shumë më i madh.

Ditën e hënë u çmontuan rreth 1.000 çadra , ndërsa 12 të tjerave iu vu zjarri.
Ndërkohë situata u përkeqësua më vonë, teksa grupet e emigrantëve zbritën në rrugën që të çon drejt portit.    

Redaksia online
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi