Rinis evakuimi i civilëve në Alepo,
mijëra njerëz në pritje

Rinis evakuimi i civilëve në Alepo,<br />mijëra njerëz në pritje
Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar rinisjen e evakuimit të civilëve nga zonat të cilat janë ende nën kontrollin e rebelëve.

Të paktën 350 persona raportohet të kenë lënë zonat e kontrolluara nga rebelët pas mesnate dhe të jenë drejtuar në zona të kontrolluara nga forcat qeveritare.

Ndërkohë ditën e premte ndaloi evakuimi i civilëve, i cili ka rinisur orët e para të mëngjesit të sotëm. Disa mijëra njerëz ndodhen nëpër rrugët e Alepos dhe sipas raportimeve të medieve gjendja është shumë e rëndë pasi ka edhe mungesa në ushqime dhe ujë të pijshëm.

Gjatë  ditës së dielës njerëz të armatosur u kanë vendosur flakën disa autobusëve që kishin ardhur për të evakuuar civilët.

Sipas UNICEF, mes personave që presin të evakuohen ka edhe fëmijë të plagosur, disa prej të cilëve janë detyruar të largohen pa familjen e tyre nga zonat e konfliktit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës