Rinis procesi ndaj Mlladiç
Dëshmitarët rrëfejnë masakrat

Rinis procesi ndaj Mlladiç<br />Dëshmitarët rrëfejnë masakrat
HAGE - Në Hagë ka rinisur gjyqi ndaj Ratko Mlladiç, nën akuzë për 11 krime lufte dhe kundër njerëzimit.
Dëshmitari i parë në sallë ka qenë boshnjaku Elvedin Pasiç, i cili tregoi se si i mbijetoi vrasjeve masive në fshatin e tij Grabovica në vitin 1992. Dëshmitari 34 vjeçar, tregoi duke mbajtur lotët se si pa burrat e fshatit të tij të vriteshin nga ushtria serbe.

Pasiç, i cili ishte adoleshent në kohën e luftës, i tregoi trupit gjykues edhe se si përpara luftës nuk kishte ndonjë dallim mes komuniteteve etnike në Bosnje dhe fëmijët luanin bashkë. “Momenti i parë që u kuptua se diçka nuk shkonte - tha Pasiç - ishte kur pashë kamionët me ushtarë serbë të kalonin në fshatin tonë dhe t’u bënin myslimanëve shenjën serbe me tre gishta.”

Një gazetare e BBC ka vënë në dukje se dëshmitari nuk e ktheu kokën asnjëherë nga Ratko Mlladiç.

70-vjeçari Mlladiç, që drejtoi trupat serbe gjatë luftës në Bosnje, nuk pranon asnjë nga akuzat që ngrihen ndaj tij. Ai jetoi për 16 vjet i fshehur derisa u arrestua dhe është një nga personat e fundit që Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kërkon për gjykim.

(km/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën