Rinisin gomonet me drogë
1.5 ton kanabis në Itali

Rinisin gomonet me drogë<br />1.5 ton kanabis në Itali
BRINDIZI- Kthehen gomonet e drogës nga Shqipëria. Një ton e gjysëm marijuanë që ka zbarkuar në jug të Fasanos, në Brindizi nga një gomone që kishte pësuar difekt është sekuestruar të martën nga financierët e kompanisë Fasano.  Nëse do të vendosej në treg, dhe të shitej me pakicë, lënda narkotike do tu kishte sjellë trafikantëve të saj të paktën 8 milionë euro
. Dyshohet se ajo është braktisur për shkak të defektit. Sasia e drogës që vjen nga Shqipëria ka kaluar adriatikun në bordin e njëgomoneje me dy motorrë me nga 250 kuaj fuqi. Nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për gomonen. Trafikantët e drogës nuk bëjnë asnjë investim për të siguruar dërgimin e mallit. Por të martën diçka ka shkuar keq. Gomonia ka pësuar defekt dhe skafistët janë detyruar ta braktisin. Por më parë kanë fshehur sasinë e drogës në një zonë dunash aty pranë. Një patrillë ndërkaq, ka arritur të zbulojë sasinë e drogës. Në të janë gjetur 1570 kile hashash, pothuajse e sigurt që droga do të përdorej për tregun në Brindizi.

Kishin marrë përsipër një gjë të madhe duke vendosur në bordin e një gomoneje 1.5 tonë marijuanë. Droga e prodhuar në serat shqiptare ishte destinuar për tregun italian. Ishte një punë e madhe për asgjë, pasi skafistët kishin ikur nga gomonia, e cila ishte krejt e re, me një vlerë gati 150 mijë eurosh. Për trafikantët e drogës, kjo është një goditje vdekjeprurëse. Kishte vite që nuk shiheshin në rajonin e Puglias gomone të dimensioneve të tilla, shenjë që tregon se trafikantët shqiptarë kanë filluar të organizohen pas moratoriumit të vendosur nga qeveria Berisha, e cila gjatë viteve të kaluara ka ndaluar qarkullimin e mjeteve të tilla. Policët e Guardia nuk kanë pritur për të marrë udhëzime nga qendra. Duke sfiduar të ftohtin kanë filluar krehjen e zonës. Dhe thasët e marijuanës i gjetën aty. Trafikantët sajë një pune të madhe i kishin fshehur mes shkurreve në pritje për ti marrë në një kohë të dytë. Por dicka u shkoi keq, dhe për gomonen kishte ardhur momenti të kthehej: motorrët nuk janë rregulluar. Në këtë moment, trafikantët nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër vecse të heqin ngarkesën dhe janë larguar shumë shpejt.

GREQI, GOMONIA ME 1 TON DROGË
Një supergomone e ngarkuar më rreth 1 ton hashash dhe me destinacion Shqipërinë është bllokuar nga ana e policisë greke gjatë një operacioni të kryer mbrëmjen e djeshme. Policia e Sarandës bën me dije se suopergomonia 11 metra e gjatë dhe me dy motorrë nga 350 kubik, e ngarkuar me 1 ton hashash, u bllokua në plazhin e quajtur "Riza Antirio", pranë qytetit të Patrës.


Moratoriumi
Vetëm pak javë më parë në Kuvend u rikthye debati për moratoriumin e skafeve, kur qeveria propozoi shtyrjen e tij edhe për tre vite të tjera. Opozita deklaroi në Kuvend se një gjë e tillë dëmtonte turizmin dhe se lufta kundër drogës duhet të fillonte pikërisht te origjina. Italia ka filluar të vërë alarmin për rinisjen e gomoneve nga Shqipëria. Në konferencën e përbashkët për shtyp, në janar të këtij viti, deklaruan se trafiku i lëndëve narkotike është pika më nevralgjike që shqetëson drejtësinë italiane dhe atë shqiptare. Prokurori pranë drejtorisë së Antimafias së Leçes, Cataldo Motta dhe kreun e rojes bregdetare të Puglias, Franco Patroni u takuan në Tiranë me zyrtarët më të lartë të policisë dhe prokurorisë. Pas takimit me prokuroren e përgjithshme Ina Rama, prokurori italian Motta ka pohuar se në Shqipëri vazhdon trafikimi me gomone, tanimë jo për njerëz por për mariuanën. Nisur nga ky fakt ai ka bërë thirrje të kontrollohet prodhimin i kësaj droge në Shqipëri.
( ne foto thaset e sekuestruara me kanabis ne Brindizi)

(sg/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore