Luftëtari ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me shumë optimizëm dhe pritshmëri. Klubi bluzi synon të rikthehet në Kategorinë e Parë pas rënies në të dytën në sezonin e fundit, ndërsa për këtë ka lëvizur shumë në merkato. Afrimet më të bujshme janë braziliani Souza de Olivera Odaildo i cili vjen nga Pogradeci si dhe portieri Saugli Almuçaj i afruar nga Lushnja. Të afruar të tjerë janë Elidon Dulaj nga Shiroka si dhe Xhiljardino Avduli nga Butrinti.
“Jam këtu për të përmbushur misionin që të rikthehemi në kategorinë e parë. Do të bëj më të mirën time për të ndihmuar ekipin,”-tha Amos Beji, futbollist i Luftëtarit.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Po njoh djem të rinj të cilët duket familjarë dhe mikëprits. Si qyteti ashtu edhe ekipi. Shpresoj shumë që sezonin e ardhshëm të ngjitemi në kategori,”-u shpreh një nga afrimet e reja të Luftëtarit.
Edhe pse zbriti në Kategorinë e Dytë Luftëtari i ka besuar pjesës më të madhe të futbollistëve nga sezoni i kaluar. Report TV mëson se 60-70% e organikës është mbajtur, teksa sëfundmi kanë rinovuar Zani, Diamanti Ziaj, Ramadani, Culli, Beji dhe Tirso.
“Këta lojtarë që në kemi mbajtur dhe kemi sjellë na sigurojnë ne 100% që patjetër do të ngjitemi një kategori më lart,”-deklaroi Neritan Novi, trajner i Luftëtarit.
Klubi i AF Luftëtarit mbështet 100% nga Bashkia e Gjirokastrës, që kërkon me doemos të rikthejë ekipin e futbollit në Kategorinë e Parë. Deri në nisje të sezonit priten të tjera përforcime në merkato.
Komente










