Rinovimi i eurobondit, MF publikon kërkesën për bankat që do të udhëheqin procesin

TIRANE - Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat për rinovimin e eurobondit 300 milionë euro. Ministria e Financave ka publikuar në mediat ndërkombëtare kërkesën për bankat që do të udhëheqin procesin.
"Ministria e Financave të Shqipërisë është aktualisht duke kërkuar propozime nga bankat e interesuara / institucionet financiare për rolin e ardhshëm të udhëheqësit të lëshimit të borxhit. Bankat / institucionet financiare të interesuar në këtë rol, duhet të dorëzojnë një propozim që mbulon pyetjet e paraqitura nga Ministria e Financave brenda datës 22 prill të këtij viti, pranë këtij institucioni", thuhet në publikimin e ministrisë së Financave.
Shuma prej 300 milionë eurosh, që qeveria synon të marrë përmes eurobondit nuk është borxh i ri, por rinovim i atij të marrë në vitin 2010. Kjo, pasi ky borxh ishte me afat pesëvjeçar dhe afari perfundon në fund të këtij viti. Afati i eurobondit është 5-7 vjet
Për herë të parë Shqipëria doli në tregjet ndërkombëtare në vitin 2010. Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Financave kontraktoi rreth 250 milionë euro borxh të mbështetura nga një dorëzani e Bankës Botërore. Interesi total i kredisë ishte rreth 2.5 për qind, duke përfshirë edhe atë që i paguhet Bankës Botërore për garancinë. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)