Rinovimi i patentave me afat të kufizuar, Rama: Nga nëntori 2021 ulje me 43 % të tarifave

Rinovimi i patentave me afat të kufizuar, Rama: Nga nëntori 2021 ulje me 43 % të tarifave

Nga nëntori 2021 të gjithë personat që rinovojnë patentat me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat do të kenë ulje të tarifave me 43 %. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se nga nëntori çmimi i rinovimit të patentave me kufizim afati nga  35 mijë lekë do të bëhet në 20 të vjetra.

“Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.

Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%

Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa", shkruan Rama.

Brenda një viti janë 30 mijë aplikantë që rinovojnë një patentë me afat të kufizuar, të cilët do të përfitojnë nga ulja e tarifave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paloka: 15/10/2021 19:03

    Zoti Rama! patentat momentalisht bojne 70.000 mij lek te vjetra jo 35.000 siç thua ti!per mendimin tim patentat duhet te bojne 10€ si gjth andej.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?