Në një postim pasditen e sotme në Facebook Berisha deklaron se nga rinumerimi në Lezhë, u dëshmua se pushteti që erdhi me zgjedhjet e 2013 ka vjedhur 1200 vota vetëm në qarkun e Lezhës dhe se demokratët, pushtetin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista nuk do e pranojmë kurrë.
KOMENTI I PLOTË I BERISHËS NE FACEBOOK
"Të dashur miq, rinumërimi i fletëve të votimit dëshmoi se karteli i drogës, që erdhi në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista 1200 vota vetëm në qarkun e Lezhes dhe tani, po me dhunë, terror dhe para të pista, duan të bllokojnë rinumërimin e votave dhe të mbrojnë mandatet e krimit. Ky është ndryshimi, që donin trafikantët dhe miqtë e tyre!! Por ne demokratët pushtetin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista nuk do e pranojmë kurrë! Përpara për votën e lirë të shqiptarëve! Sb”.
DEKLARATA E BOGDANIT
Pak orë më parë (rreth orës 15:00) nga selia PD, Gerti Bogdani deklaronte të njëjtën gjë: se rinumërimi i votave në qarkun e Lezhës janë dëshmi të krimit elektoral. Ai tha se PS me bandat e krimit përsëritën ne Shqiperi zgjedhjet e 2001. Dhe se PD nuk do pranoje kurre pushtetin e dale nga keto zgjedhje as dhe rezultatin e ketyre zgjedhjeve, te diktuar nga "Edi Rama me vrases seriale, trafikante droge dhe para te pista" pa transaparencen e plote te votes.
"Partia Demokratike informon qytetaret shqiptare se shqyrtimi tabelave origjinale te 10 qendrave te votimit ne qarkun e Lezhes dhe rinumrimi kater dite me pare para kamerave i votave te hedhura ne keto dhjete kuti votimi nxori ne driten e diellit fytyren e fitores Edi Rames, i cili me banden krimit, droges dhe trafiqeve kishte vjedhur me terror dhe para droge 704 vota, duke permbysur me vota te vjedhura rezultatin ne qarkun e Lezhes”, thuhet në deklaratën për shtyp të deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Ai vijon: “Numerimi dje i votave ne qendrat tjera të votimit solli deshmi tjera te krimit elektoral monstruoz te Edi Rames dhe bandes se tij te vrasjeve, dorges e parave te pista ne kete qark. Keshtu, nga hapja kutise dhe rinumerimi i votave ne qendren e votim 754 shqyrtimi i tabelave dhe rinumerimi i fleteve te votimi tregoje se PS ne tabela kishte 198 vota kurse ne fakt kishte vetem 82 vota, pra kishte vjedhur 116 vota.
Po ne kete kuti, rezultoi se PD ne tabele kishte 128 vota, kurse ne fakt ajo kishte 196 vota, pra i ishin vjedhur edhe 64 vota; duke rritur keshtu ne 180 vota te vjedhura ne kete qender votimi nga Rama e banda e tij e krimit. Në qendren e votimit 757 rezultoi se PS ne tabele kishte 144 vota, kurse ne fakt kjo kishte vetem 96 vota, pra kishte vjedhur 48 vota. Hapja e kutise se votimit ne qendren e voimit 759 tregoi se PS ne tabele kishte 140 vota kurse ne fakt kishte 108 vota, pra kishte vjedhur 38 vota. Ndersa, PD ne tabele kishte 156 vota kurse ne kuti kishte 162 vota pra i kishin vjedhur 8 vota, duke cuar ne 46 vota vjedhjen dhe mashtrimin e Edi Rames dhe bandes se tij te krimit dhe droges ne kete qender votimi.
Ne qendren e votimit 760 PS ne tabele ka 175 vota, ku ne fakt ne kuti u gjeten vetem 102 vota pra kishte vjedhur 73 vota. Ndersa, PD ne tabele kishte 124 vota kurse ne fakt ne kuti doli se kishte marre 145 vota pra i kishin vjedhur 21 vota, duke rritur keshtu numrin e votave te vjedhura ne 94 vota ne kete qender votimi. Ne total pas rinumerimit te votave ne te gjitha kutit e te gjitha qendrave te zones elektorale te KZAZ nr 13, te qarkut Lezhe, rezulton se Edi Rama dhe banda e tij e krimit dhe droges ka vjedhur me dhune dhe terror dhe para te pista mbi 1250 vota", tha Bogdani.
"Keto prova dhe deshmi faktojne ne menyre te pakundershtueshme se PS me bandat e krimit perseriten ne Shqiperi zgjedhjet e 2001. Edi Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij, nga njera ane thone qe nuk ka ndodhur asnje krim elektoral ne qarkun e Lezhes dhe nga ana tjeter bllokojne transparencen e rishikimit te votave dhe rezultatit te manipuluar prej tij. I damkosur para qytetarve shqiptare dhe komunitetit nderkombetar nga kjo vjedhje e votes se qytetarve shqiptare nga Edi Rama dhe banda e tije e vraseve, trafikanteve te droges dhe prostituciont po perdorin te gjitha format nga kercenimi me hanxharet e krimit tek oferta marremendese me para te pista per bllokimin e transparences dhe rinumerimit te votave.
PD i kerkon Edi Rames te ndaloje menjehere cdo forme presioni cdo perpjekje per te bllokuar me cdo mjet rinumerimin e votave dhe fshehur keshtu me cdo kusht krimin e tij monstruoz te vjedhjes se votiae. PD i deklaron shqiptarve dhe miqeve dhe partnerve te Shqiperise se nuk do pranoje kurre pushtetin e dale nga keto zgjedhje as dhe rezultatin e ketyre zgjedhjeve te diktuar nga Edi Rama me vrases seriale, trafikante droge dhe para te pista pa transaparencen plote te votes se qytetarve shqiptare dhe per kete pergjegjesia do bjere vetem dhe personalisht mbi Edi Ramen", përfundoi deklaratën për shtyp deputeti i PD-së, Gerti Bogdani.
Tre ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit Berisha pranoi humbjen e zgjedhjeve dhe deklaroi dorëheqjen nga çdo funksion i Partisë Demokratike, si dhe nga posti i kryetarit. PS e LSI kundërshtuan procesin e rinumërimit. PS çoi çështjen në Kolegj Zgjedhor për ta rrëzuar atë.
Redaksia Online
(mag/sg/shqiptarja.com)