Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë një postim në rrjetin social, Facebook, duke i'u uruar fat tetë sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën e Rios, e cila do të fillojë më 5 gusht.

Ky është postimi i Kryeministrit të Kosovës në rrjetin social Facebook:

“Kosova bën histori! Me sportistët tanë, marrim pjesë në ngjarjen më të madhe sportive në botë. Suksesi i madh tanimë është arritur, falë Komitetit Olimpik të Kosovës, Federatave të Sportit, Ministrisë dhe para së gjithash, të rinjëve tanë. Barrierat e pa drejta shumëvjeçare u thyen. Do të investojmë dhe përkrahim sportistët tanë! 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com