Si pasojë e një stuhie të fuqishme  e cila ka përfshirë Rio de Janeiro, ditën e sotme raportohet se kanë humbur jetën katër persona. Mediat taportojnë se disa spitale kanë ngelur pa energji elektrike, ndërsa ende nuk dihet numri i personave që kanë ngelur të plagosur si pasojë e stuhistë.

Sipas autoriteteve vendase raportohet se dy persona humbën jetën kur u shemb një shtëpi, një person tjetër humbi jetën pasi u hodh nga stuhia dhe një kur ra një pemë mbi makinën e viktimës.

Por sipas mediave raportohen edhe disa të zhdukur, të cilët mendohet se janë nën rënojat e shtëpivë të shembura.

Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur dhe evakuimin e banorëve të zonave të prekura nga stuhia.

3
Rio de Janeiro stuhia shkatëron disa shtëpia

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com