Rio në prag të Lojërave Olimpike
protesta gjatë shëtitjes së flakës

Rio në prag të Lojërave Olimpike<br />protesta gjatë shëtitjes së flakës
Në vigjilje të fillimit të Lojërave Olimpike, Rio di Janeiro është përfshirë nga tensione të forta. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një protestë antiqeveritare sa i përket rrugës që do të përshkojë flaka. Si pasojë e përleshjeve mbetën të plagosur disa persona mes tyre edhe një fëmijë 10 vjeçar.
 
Autoritetet policore thonë se protestuesit kanë hedhur grua duke bllokuar rrugën ku duhej të kalonte edhe flaka, simboli i lojërave olimpike.
 
Manifestuesit kundërshtojnë faktin se janë shpenzuar shuma të mëdha për realizmin e këtij eventi, fonde të cilat mund të përdoreshin për të ulur nivelin e varfërisë. Rreth 85 mijë policë ushtarë dhe forca të tjera të sigurisë do të jenë të shpërndarë në Rio gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë