Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur këtë të shtunë në seli krerët e 68 degëve të kësaj partie.
 
Në mbledhje mësohet se u diskutua për analizën në seksione që do të realizohet në 8 javë.

Anëtarët e PD do të mbledhin ide dhe propozime për ndryshimet statutore.

Po ashtu mësohet se degët do të përgatiten për ristrukturim të bazave. 

Dy ditë më parë Basha mblodhi kryesinë e PD, e cila u shoqërua me debate dhe tensione.

Në  mbledhjen e dy ditëve më parë u bë analiza e zgjedhjeve të 25 qershorit si dhe situata brenda vetë kësaj force politike

Një ditë më parë kryedemokrati u shpreh se nuk do të lejojë fraksione dhe e vetmja aleancë do të jetë aleanca  kundër qeverisë Rama