TIRANE- Partia Socialiste është tërhequr përkohësisht nga skanimi i emërimeve dhe punësimeve në administratë, duke e shtyrë këtë proces për në janar, pasi PS të ketë përfunduar procesin zgjedhor brenda saj. Burime nga grupi i posaçëm i cili u ngrit nga Rama dhe Ruçi për analizën e performancës së administratës, thanë për Shqiptarja.com se ky proces, është lënë përkohësisht në heshtje, deri sa partia të mbyllë procesin e ristrukturimit tërësor të saj, me mbledhjen finale të Kongresit në janar. Grupi i cili drejtohet nga Musa Ulqini, dhe përbëhet nga deputetet Evis Kushi, Erjeta Alhysa dhe Blerina Gjylameti, është udhëzuar të testojë të gjithë drejtorët e institucioneve shtetërore për performancën e tyre.
/Shqiptarja.com











