Sipas komisionit shtetëror të zgjedhjeve njofton se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 53 % ose 377 votues, nga 700 votues gjithsej.
Në garë janë dy partitë kryesore maqedonase, VMRO DPMNE-së dhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.
Vendimi për të ripërsëritur procesi i vendimit u mor nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasi mendohet se rivotimi mund të ndikojë në numrin e mandateve të fituara mes VMRO DPMNE-së dhe Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.
Gjithashtu mësohet se procesi i votimit është shoqëruar me disa incidente ku disa persona kanë ofruar para për votuesit që të mos dalin në zgjedhje, e për këtë arsye Ministria e Brendshme e Maqedonisë njofton se ka bërë arrestimin e tyre.
Mosdalja në zgjedhje mundëson që të mbetet i njëjtë rezultati zgjedhor pasi dalja masive krijon mundësin e barazimit të mandateve mes dy partive kryesore maqedonase.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)