Pas një mungese të gjatë në rrjetet sociale, Fatos Nano, njeriu në emrin e të cilit numërohen qindra profile falso, është shfaqur në Facebook, përmes adresës së tij të vërtetë. Adresa e cila dallohet prej të tjerave, sepse mban foto profili një qen të bardhë, për të cilin vetë Nano ka thënë se është qeni i tij, ka komentuar dje poshtë statusit të ish-drejtorit të komunikimit të Nanos, Ylli Dylgjeri.
Ky i fundit kishte shkruar një sqarim për median, ku u kërkonte të mos e cilësonin ish-këshilltar të Nanos, pasi nuk kishte qenë i tillë, por drejtor në kabinetin e tij kryeministror.
/Shqiptarja.com
Ky i fundit kishte shkruar një sqarim për median, ku u kërkonte të mos e cilësonin ish-këshilltar të Nanos, pasi nuk kishte qenë i tillë, por drejtor në kabinetin e tij kryeministror.











