Ndonëse frenimin e kalimit të emigrantëve përmes kanalit të La manshi e konsideroi një nga 5 sfidat kryesore kur mori drejtimin e qeverisë, kryeministri Rishi Sunak duket se ka pranuar se kjo nuk është një çështje që merr zgjidhje për një kohë të shkurtër.
Mediat britanike raportojnë se në një deklaratë të fundit Sunak tha se frenimi i kalimeve ilegale me gomone, mund të mos ketë marrë rrugën e duhur përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.
Shefi i qeverisë Sunak, thotë se kalimet e paligjshme në La Mansh nuk zgjidhen brenda natës, pasi është një çështje komplekse, edhe pse ai këmbëngul se plani po funksionon. Sipas autoriteteve britanike, këtë vit numri I emigrantëve të paligjshëm që kanë mbërritur në ishull përmes La manshit është më I vogël se një vit më parë. E kjo sipas britanikëve më së shumti lidhet me motin sesa me bashkëpunimin më palën franceze. Sic raportohet gati gjysmë miliardë sterlina u janë dhënë francezëve që të bllokojnë nisjen e emigrantëve. Madje në qarqet politike të Londrës angazhimi i pakët i Francës në këtë cështje po konsiderohet si tallje. Por ka të tjerë që e konsiderojnë dështimin britanik në frenimin e gomoneve, si një hakmarrje të Evropës për Brexitin.
Ndërkaq edhe Laburistët që shihen si favoritë për të fituar zgjedhjet e ardhshme, nuk duket se kanë ndonjë plan më efektiv në luftën ndaj grupeve kriminale, apo në arritjen e një marrëveshje me Evropën për rikthimin e emigrantëve në kontinent.
Sipas sondazheve për britaniket emigracioni dhe azili mbeten çështja e tretë më e rëndësishme për ta si votues, kur Britania vazhdon të presë emigreantë dhe duket se nuk ka çfarë bën veçse t’i pranojë pasi nuk i kthen dot nga kanë ardhur, me përjashtim të shetatsve shqiptarë falë marrëveshjes Rama-Sunak në dhjetor të kaluar.
G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
7.7%
-
Pak
11.5%
-
Aspak
80.8%
Vota total: 26
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
Mbretëria e Bashkuar do të rrisë çmimin e lejeve të udhëtimit për vizitorët nga BE me 60%
18 Janar, 10:17
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Media britanike ‘nxin’ emigrantët shqiptarë: Të parët në listën e krimeve, lënë pas afganët dhe irakianët
6 Janar, 14:19
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17