Rishi Sunak mbërrin në Ukrainë, bisedon me Zelensky për sigurinë globale

Rishi Sunak mbërrin në Ukrainë, bisedon me Zelensky për sigurinë globale

1668865695_Rishiu.PNG

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka mbërritur në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. 

Kjo është hera e parë që të dy liderët takohen që kur Sunak u bë kryeministër, raporton news.sky

Në një postim në Telegram, Zelensky ndau një video të mbërritjes së kryeministrit dhe tha: “Që nga ditët e para të luftës, Ukraina dhe Britania e Madhe kanë qenë aleatët më të fortë. Gjatë takimit të sotëm diskutuam për çështjet më të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për sigurinë globale. Së bashku jemi më të fortë dhe do të arrijmë rezultatet e dëshiruara”.

Downing Street konfirmoi vizitën e zotit Sunak, me një zëdhënës duke thënë: "Kryeministri është në Ukrainë sot për vizitën e tij të parë në Kiev për të takuar Presidentin Zelensky dhe për të konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sunak vizitë surprizë në Kiev, ndihmë 60 mln dollarë ndihmë! Washington Post: Moska marrëveshje me Teheranin për prodhimin e dronëve


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme