Rishikimet e shpenzimeve në
buxhet pa kredinë e FMN

Rishikimet e shpenzimeve në<br />buxhet pa kredinë e FMN
TIRANË - Qeveria vendosi të rishikojë shpërndarjen e shpenzimeve, tashmë të parashikuara sipas buxhetit të vitit 2015, pa cënuar marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në këto kushte shpenzimet e buxhetit të rishikuara do të kryhen në bazë të të ardhurave të mbledhura në 6 muajt e parë të vitit, por pa kredinë e parashikuar për t’u disborsuar nga FMN në fund të muajit qershor.
 
Disbursimi i kredisë në fund të 3 muajve në vlerën e 26 milionë eurove kryhet në bazë të marrëveshjes që qeveria shqiptare ka me Fondin Monetar Ndërkombëtar të nisur në vitin 2014.
 
Shkurtimet në buxhet ekzekutivi i ka argumentuar me kursimet që janë evidentuar në disa sektorë apo ato të cilat do të rezultonin me mosrealizime.
 
Objektiv kryesor i financave ka qenë ruajtja e deficitit buxhetor, në njëjtat nivele të vendosura në fillim vitit në marrëveshjen me FMN.
 
Në muajin shtator ministria e financave do të rishikojë paketën fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2016 ku do të nisin bisedimit me FMN të cilat parashikojnë edhe disbursimin e kredisë me këste 3 mujore të parashikuar në marrëveshjen 3 vjeçare.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

DIREKT, Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, nis Zvicër 0-0 Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë