Rishikimi i buxhetit, ekspertët:
Veprimi i duhur nga ana e qeverisë

Rishikimi i buxhetit, ekspertët:<br />Veprimi i duhur nga ana e qeverisë
Veprimin e qeverisë për të rishikuar buxhetin në kushtet kur në 6 muajt e parë të viti u arkëtuan 8.6 mld lekë më pak, ekspertët e kanë vlerësuar si një hap të pashmangshëm dhe të drejtë.
 
Por ata kritikojnë mënyrën se si qeveria ka ndërmarrë këtë vendim, i cili nuk është konsultuar me grupet e interesit.
 
“Rishikimi i buxhetit ashtu siç pritej do të ishte e dëshirueshme të ishte bërë për të rishpërndarë të ardhurën suplementare që për fat të keq nuk janë, po bëhet për të kundërtën pra për të tkurrur shpenzimet, për t’i përputhur ato me të ardhurat e prishura deri në fund të vitit. Është i pashmangshëm si veprim dhe njëkohësisht dëshmon problemet serioze që ka ekonomia jonë kombëtare përsa i takon qoftë politikave ekonomike dhe atyre monetare ashtu edhe politikave fiskale. Për interesat e saj dhe periudhën që vjen për mandatin që ka mbet deri në fund të këtij mandati pra për periudhën e mbetur duhet të jetë më transparente, më komunikuese me publikun, me ekspertët, me opozitën, me të gjitha palët e interesuara.”-tha Zef Preçi
 
Mendoj që qeveria për rishikimin e buxhetit për të mbajtur nivelin e investimeve dhe për të prekur nivelin e shpenzimeve operative unë mendoj se ishte lëvizje e drejtë. Edhe ishte lëvizja e vetme në të cilën të mund ët garantohet disi që edhe në pjesën tjetër të 6 mujorit të mos ketë të tilla problematika të buxhetit.”- u shpreh Gjergj Buxhuku.
 
 
Sipas kryetarit të konfindustrisë Gjergj Buxhuku FMN –ja është përgjegjëse për këtë situatë ndërsa për ekspertin Zef Preçi përgjegjësia është e qeverisë.
 
FMN ka përgjegjësinë e vetë për këto politikat, sepse ka dhënë OK për politikat fiskale 2014, e cila në frymë është e njëjta me atë të vitit 2015. Dha OK edhe për atë të 2015-s. Pra FMN është bashkëfajtor në përgatitjen e tyre politike fiskale.”- tha Gjergj Buxhuku.
 
Është qeveria përgjegjëse përpara taksa paguesve dhe FMN afron asistencën e vet, për shkak të faktit se ne jemi anëtarë të këtij fondi prej vitesh.”- u shpreh Zef Preçi.
 
Ekspertët e ekonomisë thanë se qeveria duhet të kishte shkurtuar shërbimet operative të cilat kanë lidhje shërbimesh, mirëmbajtje zyrash.
 
“Interesi publik është që qeveria të ruajë ato përparësi të shpallura të programit të saj politiko-qeverisës mbasi dihet që shteti ishte dhe mbetet punëdhënësi apo porositësi i mallrave dhe shërbimeve dhe i një numri i madh biznesesh sidomos ato të vogla janë të lidhura ngushtësisht me të. Domethënë është e padëshirueshme produktimi i investimeve publike në kushtet kur shpenzimet operative mbeten të pandryshuara po ndryshojnë shumë pak.”- tha Zef Preçi.
 
 
Rishikimi i buxhetit për ka sjellë ulje të dukshme fondesh për pjesën dërrmuese të institucioneve qeveritare, pa kursyer as Kryeministrinë apo Kuvendin. Në total, shkurtimi i buxheteve arrin në 100 milionë dollarë për aparatin qeverisës, ndërkohë që ndër institucionet e pakta që i kanë shpëtuar tkurrjes së fondeve janë Presidenca e Kontrolli i Lartë i Shtetit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer