TIRANE- Partia Demokratike ngre shqetësimin se buxheti i rishikuar përmes aktit normativ, do të përkeqësojë më tej kushtet e ekonomisë, e do të rrisë varfërinë ekstreme. Sipas ish ministrit të Financave, Ridvan Bode, kjo vjen nga ulja e theksuar e shumës së parashikuar për investimet, por gërshëra e buxhetit shkurtoi ndjeshëm edhe shpenzimet për shtresat në nevojë.
“Veç investimeve që do të mbajnë në ndrydhje të mëtejshme ekonominë, është pikërisht rritja e shtresave të ekspozuara nga varfëria dhe mjerimi, për shkak të kësaj politike të uljes së vazhdueshme të shpenzimeve sociale, të cilat preken edhe në këto ndryshime buxhetore. Fondet sociale janë rreth 25 miliardë dollarë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë”, u shpreh Bode. Por, ai e shikon të pashmangshëm vendimin për të ulur shpenzimet, nisur nga dështimi i mbledhjes së të ardhurave, sipas tij.
/Shqiptarja.com