Rishikimi i kufijve Kosovë-Serbi, Meta nga 'CEPA': Do të hapte kutinë e Pandorës në Ballkan
Gjatë vizitës së tij në Uashington, presidenti i vendit Ilir Meta ka qënë i ftuar nderi i Qendrës së Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin “John Hopkins”.
Redaksia 2 Tetor 2018, 19:54 | Përditesimi: 2 Tetor 2018, 21:38
Gjatë vizitës së tij në Uashington, presidenti i vendit Ilir Meta ka qënë i ftuar nderi i Qendrës së Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin “John Hopkins”.
Gjatë eventit, Meta ka mbajtur edhe një fjalë ku edhe ka komentuar zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Sipas tij, faktori shqiptar, ka qënë një katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon, ndërsa një ndryshim i mundshëm kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë do të hapte kutinë e Pandorës.
Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj. E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike.
Ilir Meta, president
Fjala e plotë e Metës:
Ballkani është një "punë" ende e papërfunduar. Ndërhyrja e NATO dhe veçanërisht përfshirja e SHBA-BE, jetësore për Ballkanin. Shqiptarët janë një faktor i fortë stabilizues në rajon. Faktori shqiptar, katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon. Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj.E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike. Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi. NATO, BE dhe SHBA të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Maqedoninë. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian, shembull i bashkëpunimit ekonomik rajonal në fushën e energjisë. Të krijojmë “BE-në tonë të vogël” brenda vendeve tona. Një nga sfidat më të mëdha të rajonit tonë është emigracioni i paligjshëm.