Pas dy vitesh mungesë rishikimi, ndryshon lista e barnave të rimbursueshme.
Pjesë e kësaj liste tanimë do të jenë edhe disa ilaçe për sëmundjet tumorale, objekt i shumë denoncimeve.
Gjatë seancës dëgjimore publike në komisionin e Shëndetësisë u tha se preparatet onkologjike do të zënë rreth 50% të listës së barnave të rimbursueshme.
“Lista aktuale është një risi. Rreth gjysma e barnave të propozuara i përkasin sëmundjeve onkologjike. Nëse do ndjekim hapat në fijim që shpresojmë të finalizohet brenda korrikut do të kemi një listë barnash të reja me një rritje të konsiderueshme nga lista aktuale. Prek një kategori të gjerë pacientësh. Janë nevojat e shumta. Mbi 95% të mbulimit që janë pjesë të diagnozave të evidentuara. Nga fëmijët deri në moshën e tretë do të mbulohen. Ne mendojmë që shkojmë në 95% të mbulimit të të gjitha sëmundjeve që janë të evidentuara”, tha Niko Hyka, zv.ministër.
Spartak Zekja, Drejtor i Komanduar i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpjegoi arsyet se përse lista e barnave të rimbursueshme nuk është përditësuar dy vitet e fundit.
Nga listën e barnave të rimursueshme pritet të përfitojnë edhe të sëmurët me sklerozë multiple të cilët aktualisht kanë në dispozicion vetëm 3 preparate.
Gjatë diskutimeve, deputeti Tritan Shehu ngriti dhe shqetësimin e pacientëve që operohen për tumor në zorrën e trashë, shqetësim që pritet të merret në konsideratë nga Fondi.
Buxheti i vitit 2024 për barnat e rimbursueshme është12 miliardë lekë, ndërsa aktualisht në këtë listë janë 1191 barna të rimbursueshme.
Debatet në mbledhje:
Shehu: Unë nuk mendoj se është etike të hedhim baltë mbi kolegët. Kanë nga 50 vjet që punojnë me kojshiecë. Nuk janë përgjegjës. Sot kryeministri bëri një spekulim gjigandet duke kërkuar që ti hedhe fajin mjekëve. Edhe midis mjekëve ka keqbërës, po keqbërësi më i madh është kjo qeveri, ky sistem. A e dini sa kushton një qese për ata që operohen për zorrën e trashë. A e dini sa qese duhen në ditë? Minimalja për 4. A e dini që këta njerëz marrin qese në dyqan? Nuk flas për kimeoterapinë. Kjo i kushton një qytetari 30 euro dita minimalja. Janë shkaqet e të qenurit and-social. Unë kam plot të tilla. A e dini se qytetari vdes për një trombo cerebrale se nuk ka 30 mijë euro për ta bërë në privat ndërhyrjen. Turp që nuk realizohet në shtet. Brenda 4 orësh ndahet jeta me vdekjen.
Silva Bala: Janë marrë të gjitha raportet e dorzuara nga shefet e shërbimeve universitare. Janë dorëzuar pranë fondit një raport që paraqet rastet e reja të sëmundshëmrive të veçanta. ISHP është i vetmi institucion që ka një databez. Në këtë listë 50% e përbëjnë preparatat onkologjike për fakltin se laboratori i anatomisë patalogjike kryen imunohistokiminë që shkon deri deri në pjesën e identifikimit tëmjekimit të persanolizuar. Për herë të parë futet në listë barnat për sklerozën multiple. Po bëjmë një listë që do të ketë gjithpërfshirje. Ka një numër medikamentesh të reja që do të futen në listë.
Kryetarja e KSH, Zheni Gjergji: Sa është vlera e fondit vjetor të listës së barnave të rimbursueshme? Si ka ndryshuar në hak kohor? Sa është numri total i barnave që po përdoren në listë? Sa % i përkasin barnave spitalore? Sa % e barnave të listës janë barna që nuk janë përshkruar nga mjekët? Një raport i KLSH 30% e barnave nuk përshkruhen nga mjekët? Sa mjek familje keni për 1 mijë banor? Si bëhet monitorimi i kontratave koncesione? A ka fondi një sistem referimi ankesash për qytetarët për trajtimin me recetë të rimbursueshme dhe si trajtohen ato?
Spartak Zekja: Në 2021 ishin 11 miliardë ndërsa në 2023 ishte 12 miliardë fondi për listën e barnave të rimbursueshme. Ka ardhur në rritje? 30% ose 150 barna i përkasin ilaçeve spitalore. Të gjitha barnat përshkruhen nga mjekët. Nuk kemi të dhënë që mjekët përshkruajnë barna ndryshe nga lista. 1191 janë barnat e rimbursueshme. Për 2024 lista do të jetë e shtuar. Ka barna që hiqen dhe shtohen. Ne çdo muaj për efekt të kryerjes së koncesionarit check up bën verifikim. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për dy muaj. Lista aktuale është një risi. Rreth gjysma e barnave të propozuara i përkasin sëmundjeve onkologjike. Do të kemi një listë barnash të reja dhe ka një rritje. Prek një kategori të gjerë pacientësh. Janë nevojat e shumta. Kemi realizuar dhe statistika që disponon fondi për të shkuar në një Mbi 95% të mbulimit që janë pjesë të diagnozave të evidentuara. Nga fëmijët deri në moshën e tretë do të mbulohen.
Vokshi: Cilët janë kriteret përzgjedhëse të molekulave të reja për barnat të rimbursueshme? Sa është në përputhshmëri me skemat e trajtimeve? Jeni kampion. Përgjigjuni për të mos kthyer përgjigje. Përmendi Tritani pjesën e qeseve. Ka shumë pensionistë që marrin 100 mijë lekë dhe nuk përballojnë dot qeset. A mund të bëhet rimbursimi për këto qeset, cilat janë procedurat. Na thoni çfarë të bëjmë që të ju vijnë në ndihmë. Ekonomia familjare rrënohet. Edhe KLSH ka nxjerr një llogari që për çdo pacient me COVID duheshin 1 mijë dollar dhe ju keni rimburusuar vetëm 4% të kësaj vlere. Çfarë është bërë me 96% e saj. Çfarë bëhet me këta të sëmuret. Nevoja nuk përputhet me fondet. Në listë ka barna që jepen me procedura. Sa diagnoza mbulon skema dhe sa është buxheti. Dua listën e 100 farmacive me çmime me te shtrenjta? Sa mjekë të familjes janë gjobitur nga drejtoria juaj se ka kaluar limitin e barnave të rimbursimit? Pse kjo politikë, si mund të vesh limit. Sa gjoba janë vënë? Kam fotografi të gjobave.
Spartak Zekja: Për qeset FSDKSH e ka në fokus. Pytjeve të Vokshit do ju përgjigjem me shkrim.
Pitushi: A keni bërë një analizë studimi se sa është nevoja për barna të rimbursueshme. Me sa barna të reja do të pasurohet lista. Cilat janë patologjitë që mbulon lista e barnave të rimbursueshme për 2024?
Silva Bala: Grupi i parë i sëmundëshmërisë e zenë sëmudnjet onkologjike, kardiovaskulare, diabeti, neuropsiqike, infektive, kronike, ssëmundjet autoimune dhe skleroza multipe. 50% janë konsideruar preparatet onkologjike. Një numër të konsiderueshëm e kanë sëmundjet kronike, kardio, diabetike. Numri është në përfundim. Është i konsiderueshëm. Le të jua lëmë strukturave tona ta thonë. Ka një numër të konsiderueshë. Analiza e studimity mbështetet tek protokollet e reja të lancuara nga shoqatat evropuiane. Abdetohen me kushtet e vendit tonë. Shevat e shërbimit hartojnë nevojat.
Ilda Dhori: Buxheti i fondit është rreth 12 miliardë. Sa % shkon për barnat dhe sa për 4 koncensionet? Hemodializa, check up, sterilizimi dhe . Sa do të jenë barnat e reja që do të shtohen dhe sa do të rritet shpenzimi nga fondi për këta barna të reja. Rritja e buxhetit të fondit ka shkuar me prioritet për buxhetin e rimbursimit të barnave? Sa të shpeshta shkoni tek mjeku i familjes, kontrolle dhe sa janë gjobat për 2023-in? Sot barnat biologjike.
Doktoreshe Desantila: Ka lista diagnoza që nuk i mbulon? A është menduar që pacientë që trajtohen prej vitesh me diabet që mos të shkojnë kaq shpesh për të bërë vizita. Për ata ka ardhur momenti që automatikisht tëmarre shërbim tek mjeku i familhes. Të ulim sorollatjet e pacientëve. Nuk është më nevoja që personat me inviliduatet të vijnë në Tiranë. Kjo është kërkesë që vjen herë pas here nga të sëmurët kronikë. Sa % e nevojave aktuale plotëson kjo listë? Për imunopreparatet. A do të ketë dhënie të këtyre imunopreparateve
Shehu: Ne kemi sistemin shëndetësor më të varfër. Min e shëndetësisë: Barnat e reja me marrëveshje të posaçme ka një vendim të këshillit të ministrave. Mendoj që janë 10% barnat e reja. Lista aktuale ka edhe një mbulueshmëri. Kemi propozuar që të futen barna të reja. Janë barna që kanë autorizim të posaçëm. Janë barna patentë. Janë barna inovatore dhe shumë të shtrenjta. Merren me çmime më të ulëta.
Ndyresira! Cfare ju pengoi ta benit kete qe kur erdhi demokracia? Iu deshen 30 vjet dhe qindra mijra te vdekur!
PërgjigjuShteti duhet të vër dorë urgjentisht te mafia në farmacitë sepse jo vetëm qe medikamentet janë me cilësi të dobët por janë shum të shtrenjta.....si ka mundësi që në Greqi ilaçet janë me të lira se në Shqipëri...???
PërgjigjuShteti është mafia.