Rishpërndahen punonjësit në administratë dhe fondet publike për 2021, 'Drejtësia' merr fondin që i hiqet Kryeministrisë

Rishpërndahen punonjësit në administratë dhe fondet publike për 2021, 'Drejtësia' merr fondin që i hiqet Kryeministrisë

Këshilli i Ministrave ka vendosur të bëjë një rishpërndarje të numrit të punonjësve në njësitë e qeverisjes vendore për vitin 2021.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, nga ky riorganizim preken institucionet e kryeministrisë, njësia anti-korrupsion, Ministria e Drejtësisë dhe 'Shëndetësia'.

Rishpërndarje do të ketë edhe në fondet publike në disa institucione. Konkretisht kryeministrisë do i hiqet fondi prej 13,808,365 lekësh, që do i shtohet ‘Drejtësisë’.

Ndryshime në numrin e punonjësve
-Numri i punonjësve të aparatit të Kryeministrisë, për vitin 2021, pakësohet me 5 (pesë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të Kryeministrisë në 172 (njëqind e shtatëdhjetë e dy) punonjës.

– Numri i punonjësve të Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Evazion, për vitin 2021, pakësohet me 7 (shtatë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të institucioneve në varësi të Kryeministrisë në 1 198 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e tetë) punonjës.

-Numri rezervë i punonjësve për vitin 2021 pakësohet me 9 (nëntë) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm rezervë në 11 (njëmbëdhjetë) punonjës.

-Numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2021, shtohet me 21 (njëzet e një) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 5 352 (pesë mijë e treqind e pesëdhjetë e dy) punonjës.

-Numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2021, pakësohet me 3 (tre) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 5328 (pesëmijë e treqind e njëzet e tetë) punonjës.

-Numri i punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2021, shtohet me 3 (tre) punonjës për Shërbimin Social Shtetëror, duke e çuar numrin e përgjithshëm të sistemit të ministrisë në 4296 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë) punonjës.

Ndryshime në shpërndarjen e fondeve
-Në buxhetin e vitit 2021, të miratuar për grupin buxhetor nr.87, “Institucionet në varësi të Kryeministrisë”, në programin “Shërbime të tjera”, pakësohet fondi prej 13 808 365 (trembëdhjetë milionë tetëqind e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekësh, në zërin “shpenzime korrente”.

-Në buxhetin e vitit 2021, të miratuar për Ministrinë e Drejtësisë, në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”, shtohet fondi prej 13 808 365 (trembëdhjetë milionë tetëqind e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekësh, në zërin “shpenzime korrente”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën