TIRANË - Projekti Risi-Albania për tregun e punës në një konferencë për shtyp iu drejtua medias si kanali më i mirë informues për punësimin e të rinjve. Projekti në sajë të një studimi ku u përfshin rreth 1500 të rinj të ndarë sipas rretheve, gjinisë, nivelit potencial doli në përfundimin që nuk ka struktura të konsoliduara për karrierën apo punësimin e të rinjve.
Në bazë të studimit dhe shifrave alarmante ku niveli i papunësisë i të rinjve në vendin tonë është 21.5 %, bëri që sfida e Risi-Albania për katër vitet e ardhshme të jetë krijimi i vendeve të reja të punës për të rinjtë në tre sektorë ekonomike (agro-përpunim, turizëm dhe Teknologjia Informacionit dhe Komunikimit) si dhe ngritjen e një biznesi të ri të medias për tregun e punës.
Edlira Muedini, drejtuese e projektit të Risi-Albania tha se në këtë projekt do të jetë e përfshirë dhe media si mundësia më e mirë për të informuar të rinjtë që kërkojnë punë.
“Projekti ka si synim mbështetjen e biznesit të medias dhe kthimin e investimit që projekti do të kërkojë është ngritja e një biznesi fitim prurës për median në sajë te ofrimit të informacionit të tregut të punës.”- tha Edlira Muedini.
Ndërsa konsulenti i medias Nazim Rashidi paraqiti disa rezultate të studimit të projektit duke thënë se nga ana tjetër media ka një mundësi biznesi për informacionin që do përçoj për tregun e punës duke krijuar një urë lidhëse mes bizneseve që kërkojnë të punësojnë dhe të rinjve që kërkojnë punë.
“Për shumë të rinj pavarësisht se mund të zgjedhin një profesion, por jo vetëm të rinjtë por edhe prindërit e tyre që kanë ndikim, nuk kanë informacion se cili është profesioni më i paguar ose cili do të ishte profesioni i të ardhmes.” –tha Nazim Rashidi.
Të ftuar në këtë konferencë ishin gazetari i Gazetës së Përgjithshme të Frankfurter “Allgemeine Zeitung FAZ” Werner D`Inka dhe drejtuesi i medias MPM në Maqedoni Aleksandër Dinev të cilët prezantuan praktikat e mira në vendet e tyre se si është zbatuar projekti për punësimin e të rinjve.
Projekti Risi-Albania do të mundësojë me anë të medias dhe bizneseve private dhe shtetërore të informoj dhe punësoj të rinjtë si dhe në nxitjen e ngritjes së një biznesi të ri të medias, atë të ofrimit të informacionit për tregun e punës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1933
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë
29 Nëntor, 11:32
-
Turshi me lakër, domate dhe kastraveca nga zonja Albana
29 Nëntor, 11:25
-
Hallvasi në kushte shtëpie nga zonja Albana
29 Nëntor, 11:20
-
28 Nëntori/ Policia nuk lejon shqiptarët të festojnë në Londër! Në Athinë festa me flamuj e muzikë në rrugë! Vishet kuqezi edhe 'Duomo' e Milanos
29 Nëntor, 11:19
-
Ciceron/'Unë mund të fle kudo' ekspozitë në Tiranë! 'Menaxheria e Qelqtë' shfaqet në Gjirokastër! Diskutim për librin 'Vegjetariania' në Shkodër
29 Nëntor, 11:18
-
Lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit, FIFA tregon emrat e nominuar për "The Best"! Duel mes Rodrit dhe Vini Jr, në garë edhe Messi
29 Nëntor, 11:15
-
Ministri izraelit: Ushtria jonë do të qëndrojë në Gaza edhe për shumë vite të tjera
29 Nëntor, 11:09
-
Artan Lame: Shamizezat e Çlirimit
29 Nëntor, 11:08
-
80-vjetori i Çlirimit, kremtime në Fier te Varreza e Dëshmorëve! Opozita nuk merr pjesë
29 Nëntor, 11:04
-
Arbër Çeliku: Midis statusit juridik dhe interpretimit politik të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
29 Nëntor, 11:02
-
'Sakrifica e tyre është amaneti ynë', presidenti Begaj uron për 80-vjetorin e Çlirimit: Shqipëria u reshtua në anën e duhur të historisë
29 Nëntor, 10:49
-
VIDEO/ 112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët 'paralizuan' Athinën mbrëmjen e djeshme! Flamuj të shumtë, rrugë të bllokuara dhe muzikë shqip
29 Nëntor, 10:41