Risi në teknologji, inteligjenca artificiale zbulon kancerin e prostatës

Risi në teknologji, inteligjenca artificiale zbulon kancerin e prostatës

Kanceri i prostatës mund të diagnostifikohet nga inteligjenca e re artificiale saktë sikur të bëhej nga mjekët, tregojnë studimet e reja.

Shkencëtarët dhe mjekët kinezë kanë zhvilluar një sistem të inteligjencës artificiale, për të cilën thonë se mund të diagnostikojë me saktësi dhe të identifikojë mostrat kanceroze. Ekspertët pohojnë se kjo mund të eliminojë varietet në diagnostikimin e kancerit dhe do të jetë e dobishme në rajonet ku ka mungesë të patologëve të trajnuar. Gjithashtu, mund të çojë që diagnostikimi i kancerit të prostatës të bëhet në mënyrë automatike në të ardhmen.

Kanceri i prostatës është zakonisht i pranishëm te meshkujt, duke shkaktuar miliona raste të reja në gjithë botën. Konfirmimi i diagnostikimit normalisht kërkon mostra biopsi, të cilat ekzaminohen nga patologu. Ky sistem i të mësuarit të inteligjencës artificiale, i prezantuar në kongresin e Asociacionit evropian të urologjisë në Kopenhagë,  ka treguar nivele të ngjashme të saktësisë sikur te patologët humanë.Lideri i kërkimit, profesor Hongqin Gu nga Universitetit Nanjing tha se kjo nuk do të zëvendësojë patologët, të cilët do të jenë përgjegjës për diagnozën përfundimtare.

Deri  më tani sistemet automatike kanë pasur vlera të limituara klinike. Risia e sistemit nënkupton se ende nuk ka informacione për implementimin ose shpenzimet e tij./Telegrafi

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Mars, 10:37

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës

Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës